Panorama (Albania)

Nis Reforma Zgjedhore, opozita kërkon garanci: Të mos kthehet në pazar

Gjiknuri: Duam apo nuk duam, jemi të detyruar që të bashkëpuno­jmë me njëri-tjetrin, sepse bashkëkrye­tarët kanë të drejtën e vetos

- MARIGLEN KUME

Kuvendi i Shqipërisë nisi dje punën për Reformën Zgjedhore të radhës. Bashkëdrej­tues do të jenë Damian Gjuknuri nga Partia Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj nga opozita. Ndërkohë ra në sy prezenca e Oerd Bylykbashi­t, pasi vetëm një javë më parë ishkryemin­istri Berisha u shpreh se nuk do të merrnin pjesë në procese fasadë. Por në një mbledhje të dytë, Grupi i Pd-së që drejtohet nga Berisha vendosi të bëhej pjesë, ndërkohë që dje Bylykbashi kërkoi që reforma e radhës të mos kthehet në një Pazar, siç ndodhi në 2020-ën, ku maxhoranca ndryshoi rregullat e lojës vetëm me disa ish-deputetë, të cilët nuk janë më pjesë e Parlamenti­t. “Pra, ajo që arrihet në dakordësi, ajo qëndron, përndryshe ne tallemi me votuesit. Është ndër komisionet e rralla kaq i madh, 18 anëtarë. Ky komision ka nevojë të jetë efikas, por me të gjithë përfaqësue­sit e partive, të mëdha e të vogla. Ekspertët duhet të përfaqësoj­në ekspertizë­n reale. Për fat të keq, në gjykimin tim, shoh se është fotokopje nga një komision në tjetrin. Vetoja derivon nga ai i 2002-shit, por ishte reale. Duket sikur mekanizmi i këtij komisioni nuk është real. Keni vënë si objekt të punës rekomandim­et e OSBE-ODIHR. Duhet ta themi, sot e nënvizojmë, se i gjithë komuniteti, duhet të kthejë vëmendjen te rekomandim­et. Janë rekomandim­e që vënë në dukje se po shkelen parime themelore, si sekreti i votës e liria e votës, që do të thotë se zgjedhjet nuk janë demokratik­e. Kjo reformë në çdo rast nuk mund të jetë një pazar, për fat të keq, nuk duhet të jetë si fundi 2020, ku një pazar jo thjesht ndryshoi Kodin, por shkatërroi një sistem zgjedhor. Rregullat e lojës nuk ndërrohen në mënyrë të njëanshme. Ne sot duhet të punojmë për të vënë rregulla loje për zgjedhësit. Është më mirë të mos nisë, se të na çojë pas 20 vite shkuar”,

Komisioni i merr vendimet me shumicë, por vendimet janë konsensual­e, sepse të dy bashkëkrye­tarët kanë të drejtën e vetos. Duam apo nuk duam ne, jemi të detyruar që të bashkëpuno­jmë me njëri-tjetrin në funksion të objektivav­e. Adresimi i rekomandim­eve të OSBE/ODHIHR.

tha Bylykbashi. Ndërsa deputeti i LSI-SË, Petrit Vasili, ishte më i ashpër. “Kjo reformë nuk duhet të jetë tualeti i radhës politik që synojmë të bëjmë. Insistoj ta them këtë gjë, sepse e shkuara që lamë pas, na tregoi se edhe kur kemi treguar rekomandim­et e ODIHR,

efekti i tyre, për fat të keq, ka qenë zero, ose më keq se ç’ishte më përpara. Raportet treguan se kemi një institucio­n vote që bie poshtë e më poshtë”, tha Vasili.

E DREJTA E VETOS

Në përgjigje të skepticizm­it të deputetëve të opozitës, bashkëkrye­tari Damian Gjiknuri u shpreh se të gjitha palët janë të detyruara të bashkëpuno­jnë me njëra-tjetrën, pasi të dy bashkëkrye­tarët kanë të drejtën e vetos. “Komisioni i merr vendimet me shumicë, por vendimet janë konsensual­e, sepse të dy bashkëkrye­tarët kanë të drejtën e vetos. Duam apo nuk duam ne, jemi të detyruar që të bashkëpuno­jmë me njëri-tjetrin në funksion të objektivav­e. Adresimi i rekomandim­eve të OSBE/ODHIHR. S’kemi mundur t’i adresojmë të gjitha rekomandim­et e ODIHR, sepse nuk u gjet dakordësia politike për disa pika. Ndërkohë kemi edhe rekomandim­et e reja. Pastaj palët mund të diskutojnë edhe propozimet e rekomandim­et që mund të vijnë. Pavarësish­t se afati aty është tre muaj, ne e kemi vetë në dorë dhe mund të kërkojmë shtyrjen e afatit”, tha Gjiknuri ndërsa Alibeaj u shpreh se do kërkohet edhe asistenca e OSBE-SË dhe e organizata­ve të tjera. “Do t’u kërkojmë edhe organizmav­e të tjerë: Këshillit të Europës, Komisionit të Venecias dhe përfaqësue­sve të Be-së dhe SHBA-SË. Edhe organizata­t vendase që kanë qenë angazhuar, janë të ftuara të marrin pjesë në mbledhje dhe të kontribuoj­në”, tha Alibeaj.

 ?? ?? Komisioni i Reformës Zgjedhore
Komisioni i Reformës Zgjedhore
 ?? ?? Oerd Bylykbashi
Oerd Bylykbashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania