Panorama (Albania)

DEPUTETI I PD: JEMI VENDI ME ÇMIMIN MË TË LARTË TË KARBURANTI­T

-

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Arbi Agalliu, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, i cili të premten preku rekordin historik prej 265 lekë për litër. Përmes një postimi në “Facebook”, ai shkruan se me këtë ecuri, shumë shpejt shtresa e mesme dhe shtresat në nevojë do të jenë në kolaps total. Sipas deputetit të djathtë, qeveria nuk ka marrë asnjë masë që së paku të heqë përkohësis­ht disa nga taksat mbi karburanti­n që rëndojnë mbi xhepat e qytetarëve. “265 lekë për litër. Ky është çmimi i naftës sot që bordi vendosi. Asnjë masë apo reagim për të hequr apo ulur së paku përkohësis­ht disa nga taksat e shumta që paguajmë në çdo litër karburant që blejmë. Me këtë ecuri, shumë shpejt, sidomos shtresat në nevojë dhe shtresa e mesme, do të jenë në kolaps financiar. Jemi vendi me çmimin më të lartë të karburanti­t jo vetëm në rajon, por edhe më tej”, shkroi në rrjetet sociale Agalliu. Të premten, Bordi i Transparen­cës vendosi rritjen e mëtejshme të çmimit të naftës, me 7 lekë, nga 258 lekë që ishte një litër, në 265 lekë. Çmimet e reja do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania