Panorama (Albania)

Berisha: Rritje stratosfer­ike e çmimit të naftës, abuzim e vjedhje

-

Pas vendimit të Bordit për të rritur sërish çmimin e naftës, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ky është abuzim, vjedhje që po iu bëhet qytetarëve. Çmimi i naftës në rajon, sipas tij, ka një diferencë të madhe me Shqipërinë, duke sjellë në vëmendje Maqedoninë e Veriut, ku çmimi është 523 lekë më lirë. “Rritje tjetër stratosfer­ike e çmimit të naftës. Bordi komunist i Edi Ramës nuk ka të ndalur! Çmimi i naftës shënon sot një tjetër rekord. 265 lekë për litër do të paguajnë shqiptarët duke nisur prej ditës së sotme (dje). Çmenduri! Abuzim! Vjedhje! Kryehajdut­i ka vendosur të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosfer­ë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve komuniste. Çmimi i naftës në rajon ka një diference të madhe me Shqipërinë. Kështu, në Maqedoninë e Veriut 1 litër naftë kushton 523 lekë më lirë e faji këtu është kryekëput i qeverisë dhe Edi Ramës. Masa të menjëhersh­me duhen ndërmarrë ose çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar”, mbyll statusin e tij Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania