Panorama (Albania)

RRITJA E ÇMIMIT TË NAFTËS, PETRIT VASILI: KRIMINALE

-

Nënkryetar­i i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka cilësuar kriminale rritjen e çmimit të naftës në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili heq paralele me atë që është duke ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku çmimi i naftës është rreth 520 lekë më i ulët në raport me vendin tonë. “265 lekë litri, vazhdon çmimi kriminal i naftës! Qeveria vendosi sot çmimin e naftës 265 lekë/litri. Po sot në Maqedoni është 212 lekë litri (109.5 denarë). Në Shqipëri është 523 lekë (5230 lekë të vjetër) më shtrenjtë. Në Shqipëri qeverisin batakçinjt­ë e rilindjes, ndaj çmimi është në këtë nivel mafioz. Maqedonia nuk prodhon naftë, nuk ka porte, por edhe nuk ka në qeveri superbatak­çinj si këta të rilindjes në Tiranë. Ndaj, Maqedonia ka një nga gjashtë çmimet më të lira të naftës në Europë, ndërsa Shqipëria e qeverisur nga rilindja një nga tre më të lartit ne Europë”, shkroi nënkryetar­i i Lëvizjes Socialiste për Integrim në rrjetet sociale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania