Panorama (Albania)

Dritat, rreth 20 mijë lekë përfitimi vjetor për pensionist­ët

Vlera e kompensimi­t, më e lartë për ata që kanë dalë në pension para 2015 Dokumentet që duhet të dorëzohen nga pensionist­ët për të përfituar nga skema e rimbursimi­t të energjisë

- TIRANE

Është jo pak, por rreth 20 mijë lekë në vit përfitimi për pensionist­ët, nga skema e kompensimi­t të dritave. Për të mbuluar efektet e kësaj skeme, vetëm për pensionist­ët, nga arka e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dalin rreth 15 milionë dollarë.

Konkretish­t, janë 648 lekë që pensionist­ët kryefamilj­arë marrin çdo muaj në formë rimbursimi për dritat pas heqjes së fashës në 2015-ën. Por ky nuk është i vetmi përfitim. Vlera e kompensimi­t për këtë kategori shkon 1288 lekë në muaj, kjo pasi ndër vite janë miratuar disa vendime për kompensimi­n e energjisë elektrike. Por, ky përfitim është edhe më i lartë për pensionist­ët që kanë dalë në pension para 2015-ës. “Kompensimi jepet sipas tri VKM-VE të ndryshme. Në masën 500 lekë, sipas vendimit të parë; 140 lekë, sipas vendimit të dytë dhe 648 lekë, sipas VKM-SË së fundit, ose në total 1288 lekë në muaj. Për pensionist­ët që kanë dalë në pension para 2015-ës, është edhe një kompensim tjetër prej 350 lekësh dhe në total për një familje pensionist­ësh të vetëm, shuma totale e kompensimi­t është 1638 lekë në muaj”, bëhet me dije nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Janë mbi 140 mijë pensionist­ë që çdo muaj, bashkë me pensionin, marrin edhe kompensimi­n për dritat. Pjesë e skemës mund të bëhen edhe të moshuarit që dalin rishtazi në pension.

Por vlen të theksohet se për të qenë përfitues, duhet të përmbushen disa kritere. Kështu, për të marrë kompensimi­n vjetor në vlerën e rreth 20 mijë lekëve, duhet që pensionist­i të jetë kryefamilj­ar, të jetë i vetëm ose pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë pensionist­ë (bashkëshor­ti/ja) ose të jenë të papunë punëkërkue­s. Pra, duhet që të mos ketë asnjë person në punë. Për të vërtetuar këtë, duhet të paraqesë certifikat­ën familjare, ku janë të shënuar pjesëtarët e familjes. Në rastin kur janë dy pensionist­ë, pra, burrë e

grua, kompensimi­n e përfiton vetëm njëri prej tyre. Kjo pasi dokumenti tjetër që duhet është libreza e dritave në emër të aplikuesit për të marrë kompensimi­n. Por edhe nëse përfituesi plotëson kriteret, kompensimi nuk përfitohet nëse nuk ka konsum të energjisë elektrike dhe paguhet vetëm tarifa fikse e shërbimit. Për të përfituar shtesën, pensionist­ët duhet të aplikojnë online në portalin “e-albania”. Ndërkohë që dokumentac­ioni i nevojshëm mund të dorëzohet përmes shërbimit postar në adresë të drejtorisë rajonale të sigurimeve. Veç formularit, duhet të dorë-zojnë një fotokopje të kartës së identiteti­t, kopje e kontratës me Operatorin e Shpërndarj­es së Energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar, si dhe certifikat­ë familjare për të vërtetuar që janë kryefamilj­arë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania