Panorama (Albania)

“Dumani më siguroi mjetet, më mbajti 13 mijë euro për makinën që përdorëm në vrasje”

-

“Në verën e vitit 2020, shtetasi Nuredin Dumani më kontakton përsëri e me pyeti nëse isha i interesuar të bëja një vrasje në Elbasan për shumën 100 mijë euro. Këtë vrasje unë e mora përsipër ta kryeja së bashku me shtetasin Skerdi Tasi, nga fshati Frakull i Fierit.

Unë kam rënë dakord në parim për të marrë pjesë në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani, por duke qenë se më është kërkuar që pas ngjarjes pistoletën e vrasjes ta hidhja në një servis makinash në Peqin, me qëllim për të akuzuar për vrasjen dikë tjetër dhe unë nuk kam pranuar, shuma është ulur në 90 mijë euro, nga 45 mijë euro, njëra pjesë për mua dhe pjesa tjetër për Skerdin që do të ishte ekzekutori.

Në këtë vrasje unë do të isha shofer i makinës. Nuredin Dumani ka organizuar gjithçka që kishte lidhje me vrasjen dhe më ka treguar makinën me të cilën lëvizte Emiljano Ramazani. Nuredini gjithashtu ka siguruar një

automjet tip “Passat” benzine (ngjyrë e kaltër në gri). Makinën “Passat” unë e kam marrë aty te vendi ku ishte djegur pas ngjarjes. Aty e kishte lënë Nuredini

dhe së bashku me mjetin ka lënë brenda një armë automatike kallashnik­ov, një pistoletë model TT ruse dhe një pistoletë model “Zastava”, të cilat ishin te “Passat”-i. Pasi mora porosinë, jam takuar me Skerdin dhe së bashku me të kam lëvizur nëpër Elbasan duke mbajtur në vëzhgim Emiljanon me qëllim për të kryer punën...

...Dy-tri ditë pas ngjarjes, unë kam takuar Nuredinin te rrethrrotu­llimi i “TEG” dhe ai me ka dhënë aty shumën prej 77 mijë eurosh që kishte premtuar për vrasjen, pasi nga shuma 90 mijë euro, kishte zbritur 13 mijë euro shumën e makinës “Passat” të përdorur për ngjarjen. Më sa kam marrë vesh unë nga Nuredin Dumani, i cili më ka treguar vetë pas ngjarjes se pistoletën e vrasjes që u përdor për Emiljano Ramazanin e kishte hedhur te servisi në Peqin shtetasi Klevis Kapllani, por unë nuk e kam njohur këtë person”.

 ?? ?? Emiljano Ramazani
Emiljano Ramazani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania