Panorama (Albania)

Nuredin Dumani vjen në SPAK, përballet me financuesi­n e tij

Si dhe sa u pagua vrasja e Emiljano Ramazanit, dëshmia tronditëse e Henrik Hoxhës

- NIKOLETA KOVAÇI

Nuredin Dumani la spitalin e burgut dhe erdhi në SPAK! I duhej të përballej me dy shokët e tij: një financues dhe një bashkëpunë­tor! Prokurorët e çështjes kanë nisur ballafaqim­in e të gjitha dëshmive që implikojnë të riun nga Elbasani në një mori aktesh kriminale, ndërkohë që për të njëjtat ngjarje të rënda kanë dëshmuar edhe Henrik Hoxha dhe Euglen Halili. Ky i fundit ishte personi i parë që dëshmoi. Menjëherë sapo kreu aktin monstruoz të vrasjes së Regis Runajt, dy vite më parë. Ai u dorëzua se nuk i mori paratë që mendonte se do të merrte, ndaj edhe solli në pranga Erion Alibejn. Po ashtu, ai dëshmoi për shumëçka tjetër që në dijeni të tyre ishte edhe Policia e Prokuroria, e jo vetëm të Elbasanit.

Nuredin Dumani do të përballet tashmë me të gjithë personat për të cilët ka dëshmuar që kanë marrë pjesë në vrasje. Për ata që mundi të arrestonte SPAK në operacioni­n “Plumbi i Artë”. Të tjerët kur të arrestohen, nëse arrestohen! Po ashtu do të përballet edhe Henrik Hoxha. Ky i fundit nisi të rrëfehej sapo u prangos, ndërsa Dumani e vazhdoi më vonë rrëfimin e tij. SPAK administro­n informacio­n të detajuar për të paktën 24 episode, përfshirë vrasje dhe grabitje me pasoja të rënda. Shpeshherë vrasjet janë realizuar me nga dy viktima, ndërkohë që Dumani i ka lënë SPAK edhe një listë me 17 emra si persona që duhej të ekzekutohe­shin, pasi në listë ishte edhe emri i një oficeri Policie, por që emri i tij tashmë është bërë publik.

DUMANI PËRBALLË ALIBEJT

Që pas 29 marsit, mbrëmjes së arrestimit në Fier i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili prej javësh ka qëndruar në spital, është paraqitur dje për herë të parë në SPAK. Nën masa te rrepta sigurie, prej orës 8 të mëngjesit ai është vënë përballë hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në SPAK për të rikonfirmu­ar

deklarimet e dhëna. Dumani do të nisë përballjen me Erion Alibejn, për të cilin ka bërë akuza të rënda, si porositja e vrasjes së efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e shefit të Seksionit të Vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë si

specialist. Fotografia e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit, i cili në dëshminë e tij ka treguar një listë me emra dhe foto që prisnin të ekzekutohe­shin. Pas Dumanit, rreth 2 orë më pas ka mbërritur në SPAK edhe Henrik Hoxhaj, një tjetër i penduar i drejtësisë, i cili për llogari të Nuredin Dumanit ka ekzekutuar Emiljano

Ramazanin, porosi e dhënë, sipas tyre, nga Alibej. Erion Alibeaj kishte vendosur të hakmerrej ndaj çdo personi që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradashesh­it, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tij, shtetas turk. Masakra me 3 viktima solli një sërë vrasjesh. Dëshmia e një të riu të marrë nga oficeri Krenar

Guçe hodhi dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Renis Runajt, të kryera në hark të shkurtër kohor. U zbuluan edhe 2 ngjarje të tjera me katër viktima në Durrës që dolën në dritë falë dëshmitari­t Klevis Alla. Në shtator të 2020ës, Erion Alibej zyrtarisht është akuzuar si porositësi i dy vrasjeve të Emiljano Ramazanit

dhe Regis Runajt, për të cilat ka folur edhe Dumani. Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën “Rramani”, u bë poshtë shtëpisë së tij, teksa ai po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”. Autorët kanë qenë tre veta në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarë­s kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij, u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë, Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, trupi i të cilit u gjet i hedhur në rrugë.

Tashmë priten edhe ballafaqim­et me persona të tjerë të Dumanit dhe të Hoxhës. Në qeli gjenden personazhe mjaft interesant­e të aktiviteti­t të tyre kriminal, si Euglen Halili dhe Klevis Alla, dy të rinj që kanë fituar statusin prej gati dy vitesh dhe që kanë nisur të flasin, ndërkohë që Dumani vijonte të nënshkruan­te kontrata vdekjesh, madje edhe për një zyrtar të lartë Policie. Ai hynte dhe dilte nga Kosova, siguronte makina dhe armë, drekonte nëpër lokale të njohura në Elbasan, por Policia nuk e “njihte” dhe ai kthehej i paprekur në strofullat e tij në trekëndësh­in Tiranë-durrëselba­san. Vetëm së fundmi ai u vendos në Fier, pasi i duhej të kryente vetë një krim, të cilin nuk e arriti dot, sepse ra në pritë në Papër të Elbasanit!

 ?? ?? Nuredin Dumani
Nuredin Dumani
 ?? ?? Henrik Hoxhaj
Henrik Hoxhaj
 ?? ?? Erion Alibej
Erion Alibej

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania