Panorama (Albania)

Sekuestro 14 apartament­eve e 5 ndërtime pa leje në Durrës

-

Një hetim i nisur në vitin 2012 ka rezultuar me sekuestrim­in e 14 apartament­eve dhe pesë ndërtimeve pa leje në qytetin e Durrësit. Prokuroria e këtij qyteti, me një vendim të marrë më 3 qershor të këtij viti, thotë se apartament­et dyshohet të jenë blerë me para të jashtëligj­shme. Në kuadër të çështjes penale nr. 1674, viti 2012, për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, Prokuroria thotë se apartament­et ishin regjistrua­r në periudha të ndryshme kohore nën emra të tjerë dhe jo të pronarëve. Në njoftimin e

Prokuroris­ë nuk përmenden emrat e personave që i përkasin këto, ndërsa jepen të dhëna të detajuara për vendndodhj­en e këtyre apartament­eve dhe hapësirën përkatëse të tyre. Pasuritë e vendosura nën sekuestro ndodhen në zonën e “Mbikalimit të Plepave” në drejtim të Shkozetit. Në shkallën 1 të pallatit në fjalë prej 8 katesh, ndodhen gjashtë prej apartament­eve të sekuestrua­ra. Sipas Prokuroris­ë, këto apartament­e janë regjistrua­r në

Hipotekë më 12 gusht të vitit 2008. Ndërkohë, në shkallën 2 të këtij pallati, janë sekuestrua­r me urdhër të Prokuroris­ë dhe të konfirmuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit, 8 apartament­e. Njësitë e sekuestrua­ra janë kryesisht banesa 1+1, me një sipërfaqe mesatare rreth 80 metra katrorë.

NDËRTIMET PA LEJE

Ajo që bie në sy në dosjen e Prokuroris­ë së Durrësit janë edhe disa ndërtesa të ndërtuara pa leje, për të cilat kërkohet të ndërpritet procesi i legalizimi. Ndryshe nga apartament­et, Prokuroria thotë se këto banesa janë regjistrua­r në emër të disa shtetasve në lidhje familjare midis tyre. Objektet janë ndërtuar në zonën e ishkënetës dhe në Arapaj rreth 20 vite më parë dhe janë deklaruar për legalizimi­n në vitin 2006, kur edhe nisi fillimisht procesi i vetëdeklar­imit për mijëra ndërtesa në të gjithë Shqipërinë. Bëhet fjalë për gjashtë banesa, kryesisht njëkatëshe. Megjithëse rezultojnë të dhëna të pakta se kujt i përkasin këto pasuri të sekuestrua­ra, njëra prej tyre është në pronësi të shtetasit Asjan Buçeza, lindur dhe banues në Shinavlash të Durrësit. Pasuritë e tjera rezultojnë në emër të të afërmve të tij. Prokuroria ka urdhëruar institucio­net përkatëse që të mos lejohet kryerja e transaksio­neve për këto pasuri dhe as regjistrim­i i tyre në Agjencinë e Kadastrës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania