Panorama (Albania)

“Djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i hetuar në Itali”

Nëna e Endi Çuçit reagon kundër Berishës, Zhaklina Peto: Nuk kam probleme me drejtësinë, ja e vërteta

- TIRANE

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka bërë publik sot një denoncim, që sipas tij, autoritete­t italiane kanë vënë nën hetim djalin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Endi Çuçi.

Duke iu referuar denoncimit të qytetarit dixhital, Berisha shkruan se Endi Çuçi është vendosur nën hetim, duke u akuzuar si i përfshirë në kontraband­ën e ilaçeve. Sipas asaj që shkruan ishkryemin­istri është bërë ndërhyrje e fuqishme për lirimin e tij nga burgu. Po ashtu, në dokumentet e publikuara nga Berisha, përmendet edhe Zhaklina Peto, gruaja e parë e ministrit Çuçi. Dokumentet e Italisë tregojnë se lista e shtetasve shqiptarë të përfshirë në kontraband­ën e ilaçeve gjatë periudhës së Covid, është më e gjatë. Aty del emri i juristes së njohur Zhaklina

Peto, ish-kandidate për në KED, emri i bashkëshor­tit të saj, mjekut pediatër në QSUT, Aurel Vula.

DENONCIMI I BERISHES, SUPERSKAND­AL!

Vendoset nën hetim në Itali djali i Bledi Çuçit, ministrit të Brendshëm të familjes Endi Çuçi, si anëtar i mafies që kontraband­onte ilaçe dhe të sëmurëve! Punonte në KLGJ! Ndërhyrje të fuqishme për lirimin e tij! Mafie dhe vetëm mafie!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. “Përshëndet­je doktor. Kam disa dokumente me rëndësi, të cilat po jua nis. Bëhet fjalë për një masë sigurie

të Gjykatës italiane, ku i përfshirë është djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi, në kontraband­ë ilaçesh dhe pacientësh shqiptarë që të merrnin karta shëndeti të falsifikua­ra në Itali në kohën e Covid. Nuk e ka asnjë media vetëm ne. Një miku im gazetar ma dha në mënyrë konfidenci­ale, të cilat i siguroi nga gazetarë italianë. Materialet i kam.

Më poshtë po ju nis dokumentin e Gjykatës, ku përmendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e parë me Zhaklina Peton, e dalë në përgjimet italiane. Bashkëngji­tur ju nis të gjithë materialin, median tonë e cila e publikoi rastin, por nuk e kanë përmendur emrin e djalit të Blendi Çuçit dhe median italiane. Kredencial­et e tij dhe punësimin në KLGJ. Me poshtë dokumentet:

1. Masa e sigurisë së Gjykatës së Milanos.

2. Lajmet në mediat italiane. Përgjimet në dosjen e Gjykatës italiane

REAGIMI I ZHAKLINA PETOS

Por në një reagim, Zhaklina Peto hedh poshtë të gjitha akuzat duke thënë se ato janë të pavërteta. Juristja sqaron se as ajo dhe as djali i saj nuk kanë probleme me drejtësinë italiane, “pavarësish­t përmendjes

në mënyrë rastësore në një hetim të drejtësisë italiane që s’ka të bëjë fare me ne”, thekson Peto.

“Unë kam qenë në Itali për t’u kujdesur për nënën time të sëmurë gjatë vitit 2021, e cila fatkeqësis­ht ndërroi jetë në 3 maj 2021 në Itali. Në datën 4 maj 2021 im bir erdhi në Itali dhe së bashku u kthyem në Shqipëri për t’i bërë nënës nderimet e fundit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Zhaklina Petos.

“Me shqetësim shumë të madh dhe tepër e indinjuar, dua të përgënjesh­troj të gjitha akuzat e pavërteta dhe të shëmtuara, të cilat kanë dalë në media dhe që drejtohen ndaj meje personalis­ht dhe djalit tim Endi Çuçi.

Që në fillim dua t’ju sqaroj se as unë dhe as djali im nuk kemi probleme me drejtësinë italiane, pavarësish­t përmendjes në mënyrë rastësore në një hetim të drejtësisë italiane, që s’ka të bëjë fare me ne. Kjo është e cilësuar fare qartë edhe në fashikulli­n e hetimit, të cilin e keni bashkëlidh­ur dhe po e citoj:

…”Në shqyrtimin e fakteve që lidhet me paragrafin në fjalë, bëjmë me dije që në fillim se elementet që kemi në dispozicio­n na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojm­ë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZHAKLINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”…

Unë kam qenë në Itali për t’u kujdesur për nënën time të sëmurë gjatë vitit 2021, e cila fatkeqësis­ht ndërroi jetë në 3 maj 2021 në Itali. Në datën 4 maj 2021, im bir erdhi në Itali dhe së bashku u kthyem në Shqipëri për t’i bërë nënës nderimet e fundit.

Askush nuk ka të drejtë që për qëllime tërësisht politike të na linçojë dhe dënojë publikisht. Unë iu kërkoj vetëm të mos hidhni baltë mbi djalin tim, një i ri i sapodiplom­uar që sapo ka filluar të ecë në jetë dhe ndryshe nga çfarë shpifet nga puseta dixhitale, punon prej shtatorit 2021 për EPO në Mynih, Gjermani (The European Patent Office – Zyra Europiane e Markave dhe Patentave). Faleminder­it!”

 ?? ?? Zhaklina Peto
Zhaklina Peto
 ?? ?? Sali Berisha
Sali Berisha
 ?? ?? Endi Çuçi
Endi Çuçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania