Panorama (Albania)

“Shqiptarët janë të prapambetu­r”, deklarata e Adelina Tahirit që inatosi rrjetin

-

Adelina Tahiri prej vitesh “ka një luftë” me ndjekësit e saj, për shkak të bashkëshor­tit disa vite më të madh. Ajo dhe Serjoza Markov prej vitesh kanë një martesë të shëndetshm­e, por duket se ndjekësit nuk e lënë të qetë, si për faktin se avokati i pasur është më i madh në moshë, ashtu edhe për faktin se nuk është shqiptar. Lidhur me këtë temë, këngëtarja, e cila prej kohësh është tërhequr nga skena muzikore, ka sqaruar njëherë e mirë pse ka zgjedhur për bashkëshor­t një shtetas të huaj. “E mora burrin maqedonas, sepse shqiptarët janë të prapambetu­r”. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të “ziejë” edhe më shumë, duke vijuar me komente negative në profilin e Adelinës. Më herët, vetë këngëtarja në një intervistë ka shprehur të gjithë indinjatën e saj me komentuesi­t që nuk e lënë të qetë. “Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do t’ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e desha! Shumë e thjeshtë. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”, ka thënë më herët këngëtarja. “Kur burri më propozoi, i thashë që më duhet të zgjedh mes teje dhe babit e vëllait, sepse nuk e mendoja se familja ime do ta pranonte. Burri më tha se kur familja ta shohë sa je e lumtur, do ta pranojë. Ai më dha vullnet dhe dashuria e madhe që kisha, më bëri të përballoj çdo gjë. Babi çonte njerëz të më shihnin ku jam, me kë jam, pasi kishte dyshuar, sepse e njeh fëmijën e vet. I tregova që jam me një njeri që nuk i përket fesë time, nuk i takon kombit tim, por i takon zemrës time. I thashë dua të kem përkrahjen tënde. Babi më tha jam me ty deri në vdekje. Kur vendosi babi të takohej me burrin, burri e mori në telefon dhe i tha të takohen. I shkrova personit të sigurimit dhe i thashë të më informonte çfarë do të ndodhte. Isha në stresin më të madh në jetë. Personi i sigurimit më shkruante që babi me burrin po qanin. U habita. Ata nga emocionet kishin filluar të qanin. Tani çdo fundjavë babi dhe ai shkojnë për peshkim, se e kanë hobi dhe shkojnë aq mirë bashkë, sa nuk mund ta besoj”, ka thënë ajo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania