Panorama (Albania)

Rama me vajzën e Manastirli­ut në festën e Ps-së

-

Festa e 31-të e Partisë Socialiste është organizuar javën e shkuar në oborrin e selisë. Një festë private që bëri edhe njëherë bashkë të gjithë emrat e njohur e të panjohur të forcës së majtë. Kryetari iu bashkua festës disa momente pasi kishte nisur, duke u shfaqur krejt i vetëm në aktiviteti­n e partisë së tij. Sapo ka zbritur nga makina ai është takuar me kryebashki­akun Veliaj, deputeten Blerina Gjylameti dhe Etjen Xhafajn. Por teksa të gjithë prisnin që të kalonin disa momente me kryetarin, ai pasi ka përshëndet­ur të pranishmit, ka zgjedhur një shoqëruese krejt ndryshe për të kaluar festën. Ka qenë pikërisht vajza e ministres Ogerta Manastirli­ut që ka qëndruar pranë Ramës në disa momente. Herë pas herë, Rama shkëmbente disa biseda me vajzën adoleshent­e të ministres së Shëndetësi­së. Pasi takonte të pranishmit apo trokiste gotat me të ftuarit e tij, Rama dukej përsëri komod në shoqërinë e vajzës, e cila duhet thënë ka qenë një shoqëruese perfekte për shefin e selisë rozë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania