Panorama (Albania)

LSI, në radhë për të uruar socialistë­t

-

Na ka ndodhur shpesh që të flasim për miqësitë që i lidhin partitë kundërshta­re. Fotot e tyre së bashku jashtë ambienteve të Parlamenti­t kanë vërtetuar shpesh, se pavarësish­t çfarë ndodh në sallë, jashtë deputetët gëzojnë miqësi mes tyre. Madje, kjo miqësi është vënë re edhe në festën e organizuar nga Partia Socialiste, ku prezentë kanë qenë emrat e LSI. Kështu, deputetja Erisa Xhixho si dhe Endrit Braimllari kanë shkuar në festën e organizuar, ku dhe kanë qëndruar mes të pranishmëv­e përgjatë gjithë kohës. Me gjasa, fakti që ishin në një festë ka bërë që deputetët dhe politikanë­t e pranishëm të buzëqeshin mes njëri-tjetrit, duke uruar për shumë suksese në të ardhmen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania