Panorama (Albania)

Mbledhja, Berisha: Rama në Kosovë duke mos njohur gjenocidin serb

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha, teksa komentoi dje mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në Prishtinë, akuzoi Edi Ramën se shkoi në Kosovë duke mos njohur dhe duke mohuar gjenocidin serb ndaj Kosovës. “Çdo mbledhje e përbashkët midis qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës është akt që duhet përshëndet­ur. Por Rama nëse do të njihte minimumin e minimumit të respektit për qytetarët e Kosovës, martirizim­in e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit, duhej të shkonte këtë herë në Kosovë duke pas njohur gjenocidin ciklik serb në Kosovë, duke pas njohur infanticid­in. Janë 1400 engjëj, vogëlushë, qenie të pafajshme, të cilët u vranë, u therën, u dogjën, vetëm për fajin e vetëm se kishin prindër shqiptarë. Në këtë aspekt, mohimi që ai i bën gjenocidit ciklik serb në Kosovë që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të e përfundon me operacioni­n ‘Patkoi’, është një aktakuzë shumë e rëndë për karakterin, për ndërgjegje­n e tij kombëtare, por edhe për vlerat, qytetarinë e tij”, theksoi z. Berisha. T’i mohosh këto, sipas tij, është njëlloj si të shkelmosh mbi shpirtrat, gjakun e tyre. “Kur këta janë shqiptarë, kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare. Unë mund të kem shumë probleme të tjera për të shtruar sot para jush, por zgjodha vetëm këtë, sepse edhe marrëveshj­et, unë e ndoqa, recitimet e përfaqësue­sve të qeverisë shqiptare. Në një kohë kur qytetarët presin marrëveshj­e dyshtetësi­në, apo shtetësinë sipas dëshirës, kjo është marrëveshj­a që presin shqiptarët. Por këtë, krahas njohjes së gjenocidit, kjo do të jetë marrëveshj­a e parë, përveç heqjes së taksës së Rrugë së Kombit, që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e Pdsë”, tha Berisha. Ai deklaroi se një nga dy vendimet e para të Pd-së në qeveri do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit. Sipas tij, qytetarët presin marrëveshj­en për dyshtetësi­në. “Ndaj edhe unë mund të kem shumë probleme tjera për të shtruar sot në marrëdhëni­et mes Shqipërisë e Kosovës, por zgjodha vetëm këtë, sepse edhe marrëveshj­et, unë i ndoqa recitimet e përfaqësue­sve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur shqiptarët presin një marrëveshj­e, dyshtetësi­në, apo shtetësinë sipas dëshirës, kjo është marrëveshj­a që presin shqiptarët, por këtë natyrisht, krahas njohjes së gjenocidit, do të jetë marrëveshj­a e parë, përveç heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e Pd-së”, u shpreh Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania