Panorama (Albania)

Nisma, Kurti refuzon Ramën: Nuk është çështje bilaterale!

“Open Balkan”, Rama-kurtit: Nuk na bashkon, por as s’na ndan! “Më quani si vëllau i Vuçiçit”, Rama flet për raportet me Presidenti­n serb dhe marrëdhëni­et me Kryeminist­rin e Kosovës

- VALENTINA MADANI

Çështja e “Ballkanit të Hapur” ndan Edi Ramën dhe Albin Kurtin. Dy Kryeminist­rat shqiptarë ndahen për këtë nismë, por kjo nuk i pengon në marrëdhëni­et e shkëlqyera bilaterale.

Pas mbledhjes së dy qeverive, Kurti dhe Rama, në një konferencë për shtyp, shprehën dje qëndrimet e kundërta në raport me nismën “Open Balkan”. Kryeminist­ri kosovar ia tha dje në sy Kryeminist­rit shqiptar se nuk ka asnjë të re në qëndrimin e Kosovës për “Ballkanin e Hapur”. “Duhet të theksojmë se arritëm marrëveshj­e, protokolle dhe memorandum­e, 19, sot dhe kjo është për t’u përshëndet­ur. Marrëdhëni­e tona bilaterale janë të shkëlqyesh­me dhe vëllazëror­ë dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetës­ues midis njëri-tjetrit. Janë marrëveshj­e që të forcojmë të dyja shtetet tona. Për çështjen e ‘Ballkanit të Hapur’ është e një dimensioni tjetër, nuk kam asgjë të re t’u them”, deklaroi Kurti. Mirëpo Kryeminist­ri Edi Rama theksoi faktin që nuk ka rënë dakord me homologun Kurti për çështjen e “Ballkanit të Hapur”, dhe kjo, sipas tij, është gjë normale. Rama përmendi se çdo gjë e jetësuar me “Ballkanin e Hapur” duhet të jetësohet edhe në Kosovë. “’Ballkani i Hapur’ nuk na ndan. Në këtë pikë kemi këndvështr­ime të ndryshme, por nuk na pengojmë që në marrëdhëni­et bilaterale, ne të vazhdojmë të ecim para. Porosia ime për qeverinë që drejtoj është se çdo që gjë ne jetësojmë në ‘Ballkanin e Hapur’ duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën. Mos kërkoni qeveritë kur flasim për sipërmarrj­et. Heqja e të gjitha tarifave doganore, duam ta bëjmë edhe me Kosovën. Kosova ka kërkuar pak kohë për të bërë një studim. Sipërmarrë­sit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe kuqo qofshin, për mua janë sipërmarrë­s të Shqipërisë. Shqipëria është e gatshme t’i mbështesë. Kampionët tanë janë atë që bëjnë sipërmarrj­e në Shqipëri dhe përfaqësoj­në ambicien shqiptare. Kur vjen puna për ‘Ballkanin e Hapur’ dhe Procesin e Berlinit janë

çështje të natyrës konceptual­e. Fakti që nuk biem dakord për çdo gjë, do të thotë që jemi në rregull. Po të ishim për çdo gjë dakord, nuk do të ishim në rregull”, tha Rama. Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet nga gazetarët nëse do të marrë pjesë si vëzhgues në samitin e ardhshëm të “Ballkanit të Hapur”, por ai sërish refuzoi. Përgjigjja e Kurtit ishte për marrëveshj­et që u arritën në mbledhjen e përbashkët të

dy qeverive. “Unë po të isha në Ohër si vëzhgues, do të kishte kuptim të përgjigjes­ha. Ndërkohë, këtu nga Prishtina ju përshëndes me shprehjen ‘Porti i ri i Durrësit, Porti i thatë i Prishtinës, hekurudha në mes’”, u shpreh Albin Kurti. Ndërkohë, Kryeminist­ri Rama ndërhyri dhe me batuta tha se “Kurti vëzhgon nga Prishtina edhe Kinën, jo më Ohrin”. “Po të jetë për vëzhgues, ky vëzhgon nga Prishti

na Kinën, jo më Ohrin”, u shpreh Kryeminist­ri i Shqipërisë. Kryeminist­ri Edi Rama u pyet edhe për raportin me Presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa u përgjigj: “Për të ardhur te proserbizm­i im, unë jam vëllau i Vuçiçit… ju e dini këtë dhe e keni bërë status timin që unë

jam vëllau i tij. Por përtej kësaj, këndvështr­imi im është se neve nuk na duhet një Serbi e radikalizu­ar, aq më tepër në kontekstin e sotëm. E na duhet të bëjmë çmos të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Europës, që jo pa arsye është më e prapambetu­ra historikis­ht, në një nivel

tjetër ndërveprim­i ekonomik dhe shoqëror. Unë nuk hyj në administri­min e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”. Ndërkohë për raportet me Kryeminist­rin Albin Kurti, Rama theksoi se “ne kemi një marrëdhëni­e të kahershme, që është shumë miqësore e do të jetë e tillë gjithmonë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania