Panorama (Albania)

MINISTRAT, ME AUTOBUS NË KOSOVË

-

Ministrat shqiptarë udhëtuan dje me autobus për në Kosovë, ku u mbajt mbledhja e tetë e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Takimi këtë herë u mbajt në Prishtinë. Në një foto postuar në rrjetet sociale, ministrja Milva Ekonomi shkruan: “Rrugës për në Prishtinë… Mbledhja e 8-të e dy qeverive!”. Po ashtu, edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, shpërndau foto nga brenda autobusit me të cilin udhëtonin së bashku ministrat shqiptarë. Në foto, ministrat e kabinetit qeveritar shfaqen të buzëqeshur para se të mbërrijnë në Prishtinë, për mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive Shqipëriko­sovë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania