Panorama (Albania)

DHURATA, DYSHEK I PERSONALIZ­UAR

-

Kryeminist­ri Edi Rama mori një dhuratë tepër të veçantë në Kosovë, ku ndodhet prej ditës së diel. Gjatë vizitave që kreu dy ditë më parë në disa prej sipërmarrj­eve në Gjakovë, Rama është surprizuar nga një dhuratë. Kryeminist­ri mori një dyshek të personaliz­uar nga sipërmarrj­a, me firmën e tij dhe dy flamujt, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë, të stampuar në njërin krah të dyshekut. Kryeminist­ri pasditen e së dielës pa nga afër disa investime në Kosovë, mes të cilave edhe “Comodita”-n. Ai inspektoi punimet në 2 sipërmarrj­e në Kosovë, nga ku dha lajmin se tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania