Panorama (Albania)

Rama: Në shtator do të çojmë në KE pavërtetës­inë e akuzave të Marty

-

Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi dje në Prishtinë se Shqipëria do të paraqesë në Këshillin e Evropës një diskutim në lidhje me pavërtetës­inë e akuzave të Dick Marty për gjoja krimet e luftës në Kosovë. Rama tha se bota duhet ta dëgjojë këtë fakt. “Do të shkoj personalis­ht në Strasburg, në rastin më të parë, shpresoj në shtator, për t’iu drejtuar Ke-së për një fakt që bëhet gjithnjë e më shqetësues. Është pabazueshm­ëria totale e raportit të Dick Martit dhe influenca ruse mbi këtë përrallë të një Shtëpie të Verdhë e trafikut të organeve. Duke pasur parasysh që akuza e trafikut të organeve është akuzë e përsëritur edhe në kontekste të tjera nga ana e propagandë­s ruse. Duke pasur parasysh dhe në Këshillin e Sigurimit Rusia ka goditur sërish me një fjalim të ambasadori­t të saj duke u kthyer te trafiku i organeve. Nuk ka asnjë fakt të lidhur me Dick Marty e raporti i tij që ishte shkaku pse u mor rruga drejt Gjykatës Speciale, për këtë dikush të hapë veshët, në mos të përgjigjet të paktën duhet të dëgjojë. Bota duhet ta dëgjojë. Sponsorët e atij tribunalë duhet ta dëgjojë. Ai tribunal është projektuar për t’u dhënë përgjigjev­e akuzave të Dick Marty. Nuk ka asnjë gjë në atë akuzë. Zero”, - tha Rama. Po dje,

Kryeminist­ri i kërkoi SHBASË, që të reflektojë për Gjykatën Speciale të Hagës, pasi sipas tij ka qenë një “grackë” e Rusisë. “Gënjeshtër e projektuar me një strategji dhe ka pasur qëllimin për të diskreditu­ar UÇK deri në pikën e pabesueshm­e të ngritjes se një gjykate speciale me duart e vet të Kosovës, me mbështetje­n, presionin e aleatëve perëndimor­ë dhe me rezultat të pandodhur ndonjëherë, arrestimin e një Presidenti në detyrë pa akuza, mbajtjen në burg pa akuzë. “Këto janë të rënda dhe sa na takon ne si shqiptarë, për ta merituar, ne duhet të mos e pranojmë absolutish­t këtë me ata që janë në Hagë dhe UÇK. Le të bëjë gjyq patjetër, me fakte e prova. SHBA duhet të reflektojë sepse këtu nuk është e pamundur që ky komunitet vendesh të ketë rënë në një grackë të ngritur nga Rusia, është e pamundur”, theksoi Edi Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania