Panorama (Albania)

“Dita e Flamurit”, në nëntor mbledhje jubilare e Kuvendevek­osovë-shqipëri!

Vendimi, publikimi në fund të vitit i revistës së parë bashkëqeve­ritare dhe Fletorja Zyrtare e dy qeverive

- VALENTINA MADANI

Kryeminist­ri Edi Rama propozoi dje në Prishtinë mbajtjen e një Kuvendi të përbashkët në muajin nëntor me Kosovën, për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në prani të dy kabineteve qeveritare, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, e mbledhur dje në Prishtinë, Edi Rama shprehu dëshirën duke iu drejtuar Kryeminist­rit Albin Kurti, që Kuvendi i përbashkët të mbahet nëntorin e ardhshëm, në kuadër edhe të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. “Z.kryeminist­ër, do t’ju propozoja që meqë jemi në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të kishim në nëntor të parin Kuvend të përbashkët, të mbledhur në një dhomë ku po na u dha mundësi dhe po u ra dakord, të na jepet dhe ne të dyve të adresojmë këtë dhomë të përbashkët, por në të gjitha rastet, nëse bindim të dy kryesitë e Kuvendeve, të kemi këtë Kuvend të përbashkët, atëherë japim mesazhin për ata që lexojnë sloganet e mbledhjeve, që këto nuk janë slogane bosh…”, theksoi z.rama. Pas propozimit të Kryeminist­rit, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive u ra dakord që të mbahet në nëntor mbledhja e përbashkët e 2 Kuvendeve. “Pas çdo mbledhjeje të përbashkët ne i afrohemi dokumentit të partnerite­t strategjik, të nënshkruar në Prizren në vitin 2014. Ramë dakord që në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë të organizojm­ë për herë të parë Kuvendin e përbashkua­r të të dyjave republikav­e. Seancë jubilare ku deputetët e të dyja shteteve do të jenë bashkë për t’i adresuar popullit shqiptar në të dy anët e kufirit”, theksoi Rama në konferencë për mediat me Albin Kurtin. Por një tjetër vendim i dy qeverive është edhe ai publikimit në fund të vitit i revistës së parë bashkëqeve­ritare dhe Fletorja Zyrtare e dy qeverive, të cilat do t’i shërbejnë të gjithë të interesuar­ve për të parë të gjitha faktet dhe shifrat e bashkëpuni­mit. Gjatë ditës së djeshme u zhvillua mbledhja e përbashkët e dy qeverisë, Kosovë-shqipëri.

 ?? ??
 ?? NGA MBLEDHJA E PERBASHKET E DY QEVERIVE ??
NGA MBLEDHJA E PERBASHKET E DY QEVERIVE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania