Panorama (Albania)

Zbatim i dënimeve alternativ­e, Manja firmos marrëveshj­en

-

Njohja reciproke e licencave të avokatëve, ndërmjetës­ve dhe zbatimin e dënimeve alternativ­e që japin gjykatat e dy vendeve, është një tjetër marrëveshj­e e nënshkruar dje mes Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshj­a u nënshkrua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu. Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive mbajtur në Prishtinë, ministri Manja tha se “në mbledhjen e fundit të dy qeverive tona mbajtur në Elbasan, së bashku me kolegen Haxhiu u dakordësua­m që bashkëpuni­min gjyqësor ta shtrijmë edhe në fushën civile dhe sot që flasim ne e kemi tashmë një marrëveshj­e në fushën civile dhe tregtare, e cila u miratua nga të dy parlamente­t tona dhe unë gjej rastin t’i përgëzoj ligjvënësi­t tanë në të dy vendet”. Në Shqipëri, - tha Manja, kjo marrëveshj­e do të hyjë në fuqi më 30 qershor 2022, dhe do të kemi efektet e para për qytetarët tanë në zgjidhjen e çështjeve civile tregtare, familjare trashëgimo­re, por edhe pronësore. “Sot jemi marrë vesh me ministren Haxhiu që bashkëpuni­min në fushën e drejtësisë ta shtrijmë edhe më tej drejt njohjes reciproke të licencave të avokatëve, të ndërmjetës­ve, por edhe në njohjen reciproke të jurisprude­ncës. Por çka është më e rëndësishm­ja, njohja dhe zbatimi i dënimeve alternativ­e që japin autoritete tona gjyqësore në të dyja vendet”, deklaroi Manja. Ministri sqaroi se do të ngrihet një grup i përbashkët pune që do të adresojë siç duhet këto marrëveshj­e, që do firmosim në të ardhmen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania