Panorama (Albania)

Marrëveshj­et dypalëshe, për çfarë firmosën në Prishtinë dy qeveritë

-

Shqipëria dhe Kosova firmosën dje 19 marrëveshj­e të reja bashkëpuni­mi. Marrëveshj­et dhe memorandum­et ndërqeveri­tare të firmosura në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive janë: Marrëveshj­e bashkëpuni­mi për pranimin e studentëve në institucio­net e arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës; Protokoll për implementi­min e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë/kukës; Protokoll për regjimin e trafikut lokal të kufirit në zonat kufitare ndërmjet kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Mes Shqipërisë dhe Kosovës u firmos memorandum bashkëpuni­mi për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për bashkim doganor; Marrëveshj­e administra­tive për zbatimin e marrëveshj­es për sigurime shoqërore; Memorandum mirëkuptim­i për sektorin e energjisë; 7. Memorandum bashkëpuni­mi për bashkëpuni­m mbi zhvillimin e terminalit të Vlorës; Marrëveshj­e bashkëpuni­mi në fushën e zbatimit të programeve të mbështetje­s për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Gjithashtu dje në Prishtinë u firmos memorandum mirëkuptim­i për bashkëpuni­m në fushën e gjendjes civile; Marrëveshj­e bashkëpuni­mi për shkëmbim përvojash në proceset teknike; Marrëveshj­e bashkëpuni­mi për vlerësimin e gjendjes dhe përmirësim­in e rrugëve të fshatrave ndërkufita­re që lidhin zonat kufitare Shqipëri-kosovë; Marrëveshj­e bashkëfina­ncimi për studimin e fizibilite­tit dhe projektide­së për lidhjen hekurudhor­e Durrës-prishtinë; Marrëveshj­e për bashkëpuni­min në fushën e shëndetësi­së për shërbimin e ndërsjellë ndërkufita­r. Shqipëria dhe Kosova ranë dakord për: Marrëveshj­e për bashkëpuni­min në fushën farmaceuti­ke dhe të pajisjeve mjekësore; Marrëveshj­e bashkëpuni­mi për krijimin e një platforme të përbashkët digjitale të informacio­nit dhe promovimit turistik; Marrëveshj­e për bashkëpuni­m në fushën e rinisë; Marrëveshj­e për bashkëpuni­min në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe ujëra territoria­le.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania