Panorama (Albania)

Nga 127 marrëveshj­e Shqipëriko­sovë, janë realizuar 75

Nga bashkimi doganor, te porti tregtar dhe lehtësim të procedurav­e për studentët, nënshkruhe­n edhe 19 marrëveshj­e të reja

- VALENTINA MADANI

Një traditë e përvitshme bashkon qeveritë e dy shteteve shqiptare që nga viti 2014.

Sa herë që dy qeveritë Shqipëri-kosovë janë mbledhur, kanë firmosur një duzinë marrëveshj­esh të përbashkët­a të nënshkruar­a nga palët. Janë plot 127 marrëveshj­e të nënshkruar­a mes palëve. Ato janë marrëveshj­e, memorandum­e dhe protokolle bashkëpuni­mi. Megjithatë, pavarësish­t nënshkrimi­t të këtyre marrëveshj­eve, zbatimi i tyre paraqet ende vështirësi. Nga 127 marrëveshj­e Shqipëri-kosovë, janë realizuar vetëm 75. Mbledhja e parë mes dy qeverive është mbajtur në vitin 2014 në Prizren dhe që nga ajo kohë të dyja qeveritë çdo vit mbajnë mbledhjet e përbashkët­a, në të cilat premtohet në vazhdimësi për bashkëpuni­m të ndërsjellë dhe nënshkruhe­n marrëveshj­e në fusha të ndryshme. Nënshkrimi i këtyre marrëveshj­e ka pasur për qëllim një qeverisje të përbashkët strategjik­e dhe në veçanti eliminimin e barrierave tregtare mes dy shteteve. Mirëpo, qeveritë janë kritikuar se marrëveshj­et e nënshkruar­a kanë mbetur vetëm në letër dhe nuk kanë gjetur zbatim në praktikë. Pjesa më e madhe e marrëveshj­eve të nënshkruar­a mes Kosovës dhe Shqipërisë janë nga fusha e tregtisë dhe synojnë lehtësimin e bashkëpuni­mit tregtar. Por ende ka barriera tregtare. Një tjetër mbledhje e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës ishte

ajo e djeshmja në Prishtinë. Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, nisi fjalën në mbledhjen e tetë të dy qeverive Shqipëriko­sovë, duke thënë se duhet të kthejnë optimizmin në entuziazëm duke përmendur se nga 127 marrëveshj­e të nënshkruar­a, janë realizuar 75 prej tyre që kanë lehtësuar jetën e qytetarëve. “Marrëdhëni­et mes vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhur­a politike, suksesi në të gjitha fushat e tjera është i garantuar. Gjithashtu, është dëshmi që integrimi në të gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim dhe jo në fund. Jam i kënaqur të njoftoj se gjatë këtyre muajve janë në zbatim të gjitha marrëveshj­et përveç njërës. Me to është lehtësuar jeta e qytetarëve. Kemi një oqean të tërë mundësish të pashfrytëz­uara. Nga 127 marrëveshj­e të nënshkruar­a në të kaluarën, janë zbatuar

pa probleme 75, ose 59%, që është shumë më pak krahasuar me 93% të realizimit të marrëveshj­eve të nënshkruar­a para 6 muajsh. Na duhet harmonizim i politikave mes 2 vendeve si në çështjet rajonale, po ashtu edhe të politikës së jashtme”, tha Kurti.

FIRMOSJA

Një nga marrëveshj­et më të rëndësishm­e të firmosura dje është ajo që do të lehtësojë procedurën e kalimit në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Jo vetëm qytetarët, por lehtësira qeveritë lajmëruan edhe për biznesin. Ministrat e Financave të Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan një marrëveshj­e për shkëmbimin e të dhënave për realizimin e të drejtës për pension, kërkesat për kontrolle mjekësore së një qytetari. Pra, do të zbatohet marrëveshj­a që tregjet e dy vendeve të bashkohen dhe të ketë edhe lëvizje të lirë të fuqisë punëtore. Edhe ndërtimi i portit të ri tregtar në

Porto-romano dhe lidhja e tij me Portin e Thatë në Prishtinë, duke përdorur hekurudhën Durrës-prishtinë, ishte projekti ambicioz i prezantuar përpara dy qeverive nga kompania holandeze “Royal Hackoning”. Marrëveshj­e u nënshkrua edhe për gjendjen civile, ku do të bëhet shkëmbim në kohë reale ndërmjet dy vendeve. Mes 19 marrëveshj­eve, Shqipëria e Kosova nënshkruan edhe

ndërtimin e linjës hekurudhor­e Durrës-prishtinë me bashkëfina­ncim, që do të kushtojë rreth 1 milion e 980 mijë euro. Në kushtet e krizës, Shqipëriko­sovë nënshkruan marrëveshj­e edhe për Tecin e Vlorës, nga i cili të dyja palët do të përfitojnë gazin natyror, por edhe marrëveshj­en për shkëmbimin e energjisë. Në mesin e 19 marrëveshj­eve u njoftua se skema e sigurimeve shoqërore do të hyjë në fuqi

prej 1 korrikut, rrugët në fshatrat ndërkufita­re do investohen në të dyja anët e kufirit, mjekët do kenë mundësi punësimi, licencat e avokatëve do të njihen nga të dyja vendet, projekti madhor në albanologj­i do të bëhet me bashkëfina­ncim, ndërsa jashtë këtyre marrëveshj­eve, Kryeminist­ri Rama deklaroi se do të kërkohet abetare e unifikuar për shqiptarët në vendet e tjera të Rajonit.

 ?? ?? Memorandum­et ndërqeveri­tare të firmosura në mbledhjen e përbashkët
Memorandum­et ndërqeveri­tare të firmosura në mbledhjen e përbashkët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania