Panorama (Albania)

Meta: “Të ngrihet një komision për Butrintin”. Berisha: “Do ta mbështes”

-

Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një kërkesë Kuvendit duke kërkuar ngritjen e një komisioni të Posaçëm parlamenta­r për Parkun Kombëtar të Butrintit. “Vlerësoj se kjo çështje hyn në llojin e atyre çështjeve të një rëndësie ekstremish­t të veçantë, e cila kërkon kujdes të lartë nga organet shtetërore dhe për këtë Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë dekretin e Presidenti­t dhe të vlerësojë sugjerimin për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamenta­r, i cili përmes një procesi të gjerë dhe solid konsultimi e diskutimi, të mund të prodhojë produktin më të mirë e përmes një dakordësie të gjerë t’u ofrojë brezave që vijnë zgjidhjen më të mirë për Parkun Kombëtar të Butrintit dhe gjithë pasuritë të çdo lloji pjesë e tij”, thotë Meta në kërkesën e tij. Ishkryemin­istri Sali Berisha ka deklaruar se do ta mbështesë plotësisht propozimin e kreut të shtetit. I pyetur nga gazetarët, Berisha u shpreh se: “Çështja e Butrintit është një çështje shumë e madhe, një nga çështjet më të mëdha, jo të Shqipërisë, por të Europës”. “Plotësisht! Edi Rama përpiqet të mbrohet me Fondin Shqiptaro-amerikan dhe në Parlament tha e akuzove për korrupsion. Jo! Nuk akuzoj unë Fondin, ndonëse në mënyrë absolute nuk jam dakord me faktin që Fondi ka bërë vetë studimin, ka përfshirë avokaten që ka bërë kontratën në Bord. Nuk jam dakord me Bordin që ka ngritur, sepse ministrja e Kulturës ka pranuar në kontratë që Ministria e Kulturës do jetë për dy vjet dhe pastaj do të jetë zonja Margariti dhe jo Ministria. Problemi më kryesor është se, ju e dini, Butrinti u zbërthye për hir të zonës A1 dhe Zona A2 dhe A3 iu lanë Edi Ramës, oligarkëve të tij dhe Zona B rekreative e Manastirit. Që të gjitha këto për klientelën e Edi Ramës, për ndërtime ku vetëm në Kepin e Stillës, zonë me biodiversi­tetin më të larta, zonë A për mbrojtje, do të ndërtohen 620 vila për klientelën e Edi Ramës. Nuk ka njeri, nuk ka shqiptar që të mund të pranojë një projekt të tillë. Dhe ai nxjerr ombrellën, Fondin Shqiptaro-amerikan. Fondi për mua ka bërë një gabim shumë të madh. Nuk mund të pranonte shkatërrim­in e tërësisë së Parkut Kombëtar, se këtë po e bën qeveria shqiptare. Qeveria shqiptare po ju përdor juve. Dhe i bëj thirrje Bordit të mblidhet dhe ta shohë edhe një herë në kompleks këtë problem që nuk mund të mbyllet”, tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania