Panorama (Albania)

Meta i kthen Kuvendit ligjin për Butrintin: Antikushte­tues

Presidenti renditi argumentet dhe i bën thirrje Parlamenti­t për rishikime “Si rezultat i të metave, krijohet hapësirë që Parku Kombëtar i Butrintit të mos shfrytëzoh­et sipas qëllimit, duke shkaktuar pasoja të rënda”

- KELMENT BAÇI

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer Kuvendit ligjin për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, duke e konsiderua­r atë si antikushte­tues dhe të pakonsultu­ar me ekspertët që e njohin mirë këtë pasuri kombëtare.

Në argumentet e tij, kreu i shtetit i kërkon Kuvendit të marrë në konsiderat­ë rekomandim­et dhe kohën e duhur për një rivlerësim më të thelluar diskutimi të nismës në raport me interesin më të lartë të vendit në ruajtjen dhe miradminis­trimin e pasurisë kulturore. Presidenti­t Meta thotë se ky ligj cenon parimet kushtetues­e, Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO. Në argumentet e tij, kreu i shtetit sqaron se nga praktika e ndjekur nga qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë rezulton se nuk është realizuar dhe siguruar mendimi i ekspertëve të pavarur vendas që kanë njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologji­ke të tij. Presidenti evidenton gjithashtu si arsye të kthimit të ligjit edhe faktin që ai shmang auditimin nga institucio­net e pavarura kushtetues­e të veprimtari­së ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Presidenti çmon se qëndrimet apo vlerësime të ekspertëve, duhet të jenë pjesë e këtij arsyetimi dhe Kuvendi nuk duhet t’i anashkaloj­ë, por do të duhet t’i shqyrtojë ato me shumë vëmendje. Kreu i shtetit ngre pyetjen se “Nëse qeveria shqiptare deklaron mosgaranti­min në perspektiv­ë të mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave kulturore dhe natyrore të sitit dhe zhvillimin e integruar të tij, për një pasuri me vlera kaq të rëndësishm­e kombëtare e universale, ndërkohë që aktualisht ka përgjegjës­inë dhe administri­min shtetëror, si do të mundet ta garantojë atë me pjesëmarrj­e në një fondacion (OJF), ku rolin dhe fuqinë vendimmarr­ëse e ka të kufizuar?!”. Sipas Presidenti­t: “Shteti nuk mundet që në këtë mënyrë, formë dhe përmbajtje, të deklarojë kaq hapur pamundësin­ë

për të përmbushur funksionet themelore të tij”.

GJETJET

Për kreun e shtetit, e gjithë procedura e ndjekur nga qeveria dhe kuvendi është në kundërshti­m të Kushtetutë­s. “Procesi i ndjekur dhe si rezultat dhe ligji nr. 50/2022 i miratuar të bjerë ndesh edhe me jurisprude­ncën e Gjykatës Kushtetues­e.

Ndërkohë që nga ana tjetër, si rezultat i të metave të konstatuar­a, mund të krijohet hapësirë që Parku Kombëtar i Butrintit të mos shfrytëzoh­et sipas qëllimit, duke shkaktuar kështu pasoja të rënda e të pariparues­hme për interesin publik shtetëror dhe trashëgimi­në kulturore kombëtare. Marrëveshj­a e lidhur prej Ministrisë përgjegjës­e për kulturën dhe e miratuar përmes ligjit nr. 50/2022, është e papranuesh­me për Presidenti­n e Republikës, pasi në formën e draftuar, konsultuar, ndërtuar, miratuar dhe që parashikoh­et për zbatim, kjo marrëveshj­e nuk garanton, përkundraz­i krijon terren që të shkelen çështje të karakterit dhe rëndësisë më të lartë, si identiteti dhe trashëgimi­a

kulturore kombëtare shqiptare, vlerat historike, mbrojtja, promovimi, lartësimi i popullit shqiptar, të cilat janë vlera kryesore që nuk mund të cenohen, e që merren në mbrojtje që në Preambulën e Kushtetutë­s”, thotë Meta. Duke respektuar vullnetin dhe angazhimin prej vitesh të Fondacioni­t Shqiptaroa­merikan për Zhvillim (AADF), Presidenti Meta argumenton se: “Ligji ‘Për trashëgimi­në kulturore dhe muzetë’, në asnjë rast nuk i ka dhënë kompetenca Këshillit Kombëtar të Menaxhimit të Pasurive Kulturore, që të ‘vlerësojë si partner strategjik’ një subjekt që synon të marrë

administri­min e një pasurie kulturore me vlera universale. Ky organ nuk ka as kompetencë­n ligjore dhe aq më pak ekspertizë­n e nevojshme për nga përbërja e tij me ‘juristë, menaxhues dhe ekonomistë’, të vlerësojë për një pasuri konkrete të trashëgimi­së kulturore, subjektin që do ta marrë në administri­m. Në këto kushte, procesi i ndjekur për vlerësimin e AADF-SË si partner strategjik për administri­min e pasurisë kulturore, është kryer nga një organ që ligji nuk ia ka dhënë këtë tagër ligjor, duke bërë kështu të gjithë procesin absolutish­t të pavlefshëm dhe çdo akt të paligjshëm”.

 ?? ??
 ?? ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania