Panorama (Albania)

Xhuljana Dumani dhe skandali i institucio­neve

-

Punësimi i Xhuliana Dumanit, motrës së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, si specialist­e në Ministrinë e Jashtme ka shkaktuar një bujë të madhe në opinionin publik. Kjo për shkak se Xhuliana ishte pajisur edhe me një certifikat­ë sigurie nga DSIK (Drejtoria për Sigurimin e Informacio­nit të Klasifikua­r) dhe rezulton se ky institucio­n ka dhënë vlerësim pozitiv për të. Për gazetaren Klodiana Lala, disa institucio­ne janë përfshirë në një skandal të papreceden­t. Për të dhënë këtë certifikat­ë, DSIK ka për detyrë t’u drejtohet, siç është SHISH, Policia, Prokuroria që kanë për detyrë bëjnë hetime të thelluara. Lala thotë se: “Zyrtarët duhet të shpjegojnë se çfarë verifikime­sh kryen për emrin e Xhuljana Dumanit dhe a kishin ata dijeni që ishte motra e një të shumëkërku­ari? Sepse Nuredin Dumani ishte në kërkim ndërkombët­ar. Gjatë bisedës me Xhuliana Dumanin, Lala e pyeti atë nëse mbrohet nga Policia, pasi vëllai i saj u bë i penduari i drejtësisë. “Jo, nuk kam pranuar. Nuk mund të jetoj si në burg. Të rri diku në Shqipëri, pa bërë asgjë. Nuk kam as besim tek autoritete­t. Skeda ime penale është e pastër” i përgjigjet.

 ?? ?? Faksimile e letrës së dorëheqjes së Xhujana Dumanit
Faksimile e letrës së dorëheqjes së Xhujana Dumanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania