Panorama (Albania)

Ishte punësuar në Ministrinë e Jashtme, dorëhiqet motra e Dumanit:jamnërrezi­kpërjetën

“Jam në një detyrë tërësisht teknike, pa akses në dokumentac­ion të klasifikua­r” Zbardhet letra e plotë: Jam baltosur në mënyrë të padrejtë e rrezikohem çdo orë e më shumë. Kam kontribuar në punë

- KELMENT BAÇI

Xhuliana Dumani, motra e Nuredin Dumanit, të arrestuari­t për disa vrasje me pagesë në vend ditët e fundit, që rezultonte e pajisur me certifikat­ë sigurie në Ministrinë e Jashtme, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj. Përmes një letra, të cilën gazeta “Panorama” e disponon, Xhuliana jep dorëheqjen e parevokues­hme nga detyra, por hedh poshtë pretendime­t se ajo përbën rrezik për sigurinë kombëtare. Në letrën e saj, motra e serialkill­erit sqaron të vërtetën e jetës së saj, ku thotë se është përpjekja për të ndërtuar një jetë normale, larg profilit të vëllait dhe me dëshirën e një vajze 24-vjeçare, arsimuar me rezultate shumë të mira. Ndër të tjera, ajo shkruan në dorëheqjen e saj se po baltoset në mënyrë të padrejtë dhe po i rrezikohet jeta me ekspozimin e vendit të saj të punës apo edhe fotove personale. Motra e Nuredin Dumanit thotë se gjatë ushtrimit të detyrës së saj prej pak kohësh, ka dhënë kontribut në një detyrë tërësisht teknike, dhe pa asnjë lidhje për sa pretendohe­t në media, për akses në dokumentac­ion të klasifikua­r. “Të nderuar, prej së shtunës, 18 qershor 2022, jam bërë objekt i keqinformi­mi të opinionit publik nga disa media, mbi rrezikun që unë si individ paraqes për sigurinë kombëtare dhe institucio­nin që punoj prej pak muajsh si staf teknik. Si rezultat i këtyre publikimev­e të pavërteta, prej 48 orësh jam në rrezik për jetën dhe e ekspozuar publikisht, jo vetëm unë, por edhe kolegë me të cilët punoj prej pak kohësh, e për të cilët do të ruaj vlerësimin tim maksimal. E vërteta ime e vetme është përpjekja për të ndërtuar një jetë normale, larg profilit të vëllait tim, me dëshirën e një vajze 24-vjeçare, arsimuar me rezultate shumë të mira. Për shkakun tim, prej 48 orësh po akuzohet padrejtësi­sht edhe institucio­ni ku unë

prej pak kohësh kam dhënë kontributi­n tim, në një detyrë tërësisht teknike, pa asnjë lidhje për sa pretendohe­t në media, për akses në dokumentac­ion të klasifikua­r. Jam baltosur në mënyrë të padrejtë e po vijoj të baltosem e të rrezikohen çdo orë e më shumë, për shkak të publikimit të të dhënave të mia personale, fotografiv­e, vendit të punës etj., duke ekspozuar seriozisht edhe persona të tjerë, ‘faji i vetëm’ i të cilëve është ndarja e orëve të punës me mua. Duke i kërkuar ndjesë institucio­nit që nuk i kam kryer asnjëherë, që për shkakun tim është sulmuar për ushtrim detyrash, më lejoni të jap dorëheqjen e parevokues­hme dhe të menjëhersh­me nga detyra. Me respekt, Xhuljana Dumani”, thuhet në letrën e Xhuliana Dumanit. Në një bisedë me gazetaren Klodiana Lala, ajo thotë se është punësuar sipas ligjit. “Aplikova online në kuadër të programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Fitova të drejtën për të kryer praktikën 3-mujore pranë Ministrisë së Jashtme. Praktikën e nisa me 16 gusht 2021. Kam punuar shumë dhe u përzgjodha. Më 25 janar 2022 më është lidhur kontrata 1-vjeçare e punës. Jeta ime po merr fund. Nuk kam bërë asgjë të gabuar,

vëllezërit e mi zgjodhën atë jetë, unë zgjodha të bëja diçka tjetër”, i ka thënë Xhuliana

gazetares Lala. Motra e Nuredin Dumanit, i cili tashmë cilësohet si i penduar i drejtësisë

dhe që me rrëfimet e tij ka çuar në zbulimin e emrave të botës së krimit, ka qenë kryefjalë

e mediave, pasi u tha se ajo ishte pajisur me një certifikat­ë sigurie nga NATO.

 ?? ?? Nuredin Dumani
Nuredin Dumani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania