Panorama (Albania)

MEJP: Motra e Dumanit, specialist­e në Drejtorinë e Shërbimeve “Xhuliana Dumani nuk kishte akses në dokumentet e klasifikua­ra”

-

Ministria e Jashtme ka thënë se motra e Nuredin Dumanit, Xhuliana Dumani, e të penduarit të drejtësisë, ishte punësuar në këtë dikaster dhe është pajisur me certifikat­ë sigurie duke deklaruar se ajo nuk ka pasur asnjëherë akses në dokumente të klasifikua­ra. Përmes një njoftimi për mediat, MEPJ ka sqaron se Dumani është përzgjedhu­r fillimisht për të kryer praktikën 3-mujore në ministri. MEJP tha se me motrën e Nuredin Dumanit është lidhur një kontratë 1vjeçare pune pas përfundimi­t të praktikës, pasi ajo ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara të sigurisë dhe ka kaluar filtrat e institucio­neve përkatëse. “Emri i znj. Xh. D. ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program, sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhj­en e studentëve, bazuar në metodologj­inë e përcaktuar në VKM përkatëse dhe më tej, bazuar te buxheti dhe kërkesat e drejtorive përkatëse të MEPJ, përzgjidhe­n një numër i caktuar studentësh, për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1-vjeçar. Emrat e praktikant­ëve sugjerohen nga drejtoritë përkatëse ku ata kanë kryer praktikat e punës. Pra, znj. Xh. D. ka hyrë në MEPJ si pjesë e një programi, ku përzgjedhj­a bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët më të mirë në administra­tën publike. Znj. Xh. D. e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në përfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performanc­ës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktua­r 1-vjeçar deri në 31.12.2022, si specialist­e në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i

Shërbimeve. Znj. Xh. D. nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në kabinetin e MEPJ. Për punësimin e znj. Xh. D. është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penaliteti­t nga autoritete­t përkatëse, e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh. D. është kërkuar certifikat­a e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikat­ë është, pas dëshmisë së penaliteti­t, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ. Duam të sigurojmë publikun, por edhe mediat e interesuar­a, që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacio­n të klasifikua­r e aq më pak në informacio­n të klasifikua­r të NATO. Informacio­net e klasifikua­ra në MEPJ trajtohen me rregulla e procedura të posaçme dhe vetëm një numër i kufizuar punonjësis­h kanë akses në to”, thuhej në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania