Panorama (Albania)

Balla: E drejta e Kuvendit për të hetuar s’është e pakufizuar

PS rrëzoi kërkesën e PD për komisionin hetimor për investimet strategjik­e “Në kërkesë nuk ka fakt dhe indicie. Mendoj që opozita ka plot instrument­e të kontrollit parlamenta­r për të adresuar shqetësime­t e saj”

- KELMENT BAÇI

Maxhoranca rrëzoi për herë të tretë kërkesën e 35 deputetëve të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjik­e.

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Ps-së, Taulant Balla, sqaroi arsyet pse u rrëzua kërkesa e Alibeajt dhe tha se e drejta e Kuvendit nuk është e pakufizuar për të hetuar, pavarësish­t se kërkesa është e firmosur nga 35 deputetë. Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së Konferencë­s së Kryetarëve, Balla u shpreh se kërkesa nuk kishte fakte dhe indicie që Kuvendi të investohej në këtë çështje. Kreu i Grupit të Pssë sqaroi se opozita ka plot instrument­e të tjera për të kontrollua­r punën e Parlamenti­t, duke shtuar se nuk është objekti i një komisioni hetimor një kërkesë ku kërkon të hetosh të gjitha kontratat ose të gjithë hapësirën e ligjit. “Konferenca e Kryetarëve në shumicë konstatoi se kërkesa e 35 deputetëve ka probleme të qasjes kushtetues­e ose përputhjes me Kushtetutë­n. Kërkesa nuk ka mbështetje në vendimmarr­jet e Gjykatës Kushtetues­e, e cila

ka sqaruar rastet kur ngrihen këto komisione hetimore parlamenta­re. Nuk kërkohet hetim i një çështjeje të veçantë dhe mungojnë indiciet që justifikoj­në një komision të tillë. Kam bërë një sqarim të plotë lidhur me arsyet për refuzimin e kësaj kërkese dhe mendoj se opozita ka plot instrument­e të tjera të kontrollit parlamenta­r, për të adresuar shqetësime­t e veta, por në kërkesë nuk ka as fakt, as

indicie që Kuvendi të investohet për ngritjen e një komisioni hetimor parlamenta­r. Tashmë ka një praktikë të konsolidua­r të vendimeve të GJK. Pa u mohuar të drejtën 35 deputetëve, e drejta e Kuvendit për të hetuar nuk është e pakufizuar. Ajo është e kufizuar dhe duhet të përqaset me nevojën e identifiki­mit të indicieve dhe fakteve konkrete. Të vish dhe të kërkosh të hetosh të gjitha kontratat ose hapësirën e zbatimit të ligjit, nuk mund të jetë objekt i një komisioni. Për më qartë, të enjten, në Kuvend do të parashtroj të

gjitha arsyetimet e një karakteri strikt kushtetues të refuzimit të kësaj kërkese”, tha Balla.

Kreu i Grupit të Ps-së zbuloi edhe një nga temat e diskutimit gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, të krerëve të grupeve parlamenta­re dhe kryetarëve të komisionev­e. Ai deklasoi se dje është diskutuar edhe nevoja për rishikimin e ligjit për ngritjen dhe funksionim­in e komisionev­e hetimore, duke shtuar vendimet plotësuese të Gjykatës Kushtetues­e. “Unë besoj që edhe vetë deputetët e

opozitës e dinë fare mirë që kërkesa e tyre nuk është në përputhje me ligjin dhe kompetenca­t kushtetues­e të Kuvendit për rastin konkret. Parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë. Ne kemi diskutuar në Konferencë­n e Kryetarëve nevojën për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore për të transpozua­r në këtë ligj të gjitha vendimmarr­jet e Gjykatës Kushtetues­e që kanë pasuruar gjithë jurisprude­ncën e nevojshme për ngritjen dhe funksionim­in e komisionev­e parlamenta­re.

 ?? ?? Konferenca e Kryetarëve
Konferenca e Kryetarëve
 ?? ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania