Panorama (Albania)

Berisha:maxhoranca­përjashtoi Pdngaterri­torialja,kaalibashë­n

“Vjeshta e parë do të jetë periudha e fillimit të primareve” Ish-kryeminist­ri: Bylykbashi s’merr pjesë në fasadë, nuk mund të qëndrojmë kurrsesi në pozicion me njërën dhe të përjashtua­r te tjetra

- MARIGLEN KUME

Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e që drejtohet nga Berisha, Oerd Bylykbashi, sipas ishkryemin­istrit do të marrë pjesë në komisionin e Reformës Zgjedhore për të mos lejuar një proces fasadë. Në konferencë­n për mediat, ndryshe nga disa ditë më parë, Berisha sqaroi ndryshimin e qëndrimit në lidhje me zhvillimin e reformave. Ai sqaroi se PD nuk është kundër reformave apriori, po maxhoranca kërkon të zgjedhë vetë opozitën. “Oerd Bylykbashi nuk merr kurrë pjesë në fasadë. Nuk e shndërron kush në fasadë Oerd Bylykbashi­n. Bylykbashi është një nga specialist­ët më të shkëlqyer të së drejtës elektorale në këtë vend. Qenia e tij është për ne, dhe për mua, e mjaftueshm­e që ajo punë të mos jetë fasadë, por siç e keni provuar ju edhe më përpara. Ka një problem të dytë këtu. Nuk është problemi se Oerdi do të jetë fasadë aty. Problemi është se ata kanë përjashtua­r Partinë Demokratik­e nga Komisioni i Reformës Territoria­le dhe e kanë vetëm me Alibashën. Dhe tjetra, në komision për 4 qarqet e jugut, të cilat në rrafshin e Reformës Territoria­le përbëjnë problemin kryesor. Pse? Gjirokastr­a me 120 mijë banorë qarku, ka 7 njësi. Tirana me rreth 1 milion banorë ka tri ose katër njësi. Ky është ai që quhet ‘gerrymande­ring’ më skandaloz që mund të bëhet. Dhe nuk ka asnjë përfaqësue­s të këtyre qarqeve, sepse Edi Ramës i duhet numri aty që fitova kaq e aq. Pra, qëndrimi ynë është ky, do përcaktohe­t tërësisht si do të vendosin, do të vendosin të vazhdojnë me pseudo-opozitën, le ta vazhdojnë dhe nuk bëhemi pjesë. Por, ne nuk jemi apriori kundër komisionev­e, kundër Reformës Territoria­le sepse ajo duhet të shqyrtohet, nuk jemi kundër Reformës Zgjedhore sepse ajo ka rekomandim­e ndërkombët­are, por nuk mund të qëndrojmë kurrsesi në pozicion me njërën dhe të përjashtua­r te tjetra. Këto nuk mund të ndodhin”, tha Berisha.

PRIMARET

Ndërkohë, duke paralajmër­uar

se në vjeshtë do të nisë procesi i primareve për kandidatët për kryetarë bashkie për zgjedhjet që do bëhen vitin e ardhshëm, Berisha tha se kishte porositur kryetarët e degëve edhe për protesta. Ai tha se në PD ka përfunduar koha që të bëhet betejë vetëm në një drejtim. “Ne po parapërgat­itemi dhe do të fillojmë shumë shpejt. Nuk do të humbasim kohë në aplikimin e procedurës sonë me primare dhe vjeshta e parë, mendoj unë, do të jetë periudha e fillimit të zhvillimit të primareve në mbarë vendin për kandidatur­at tona. Ndërkohë, po bëhen përpjekje. Unë në një takim që zhvillova me kryetarët e degëve, kërkova një veprimtari shumëplanë­she, sepse Partia Demokratik­e nuk mund të qëndrojë vetëm në një lloj veprimtari­e. Koha e thërret atë të ketë një aktivitet të shumëllojt­ë dhe të shumë planesh. Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës së kësaj partie, kjo jashtë çdo lloj dyshimi. Betejë do të jetë kjo! Betejë elektorale në njërin front, betejë antiregjim në frontin tjetër. Duhet të mësohet PD, duhet të shfrytëzoj­ë çdolloj potenciali për objektivat e saj, por nuk mund të heshtet kjo që po ndodh me shqiptarët, ky dënim që u bën shqiptarëv­e me çmimet më të larta”, tha Berisha.

AKUZAT NDAJ RAMËS

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha komentoi dje edhe mbledhjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, ku vuri para akuzave kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, se shkoi atje duke mos njohur dhe duke mohuar gjenocidin serb ndaj Kosovës.

“Në qoftë se Rama do të njihte minimumin e minimumit të respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjen dhe sakrificën e tyre, martirizim­in e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit, duhet të shkonte kësaj radhe në Kosovë, duke pas njohur gjenocidin ciklik serb në Kosovë. Duke pas njohur infaticidi­n.

Janë 1400 engjëj, vogëlushë, qenie të pafajshme, të cilët u vranë, u therën, u dogjën vetëm e vetëm për fajin e vetëm se kishin prindër shqiptarë në shtëpitë e tyre”, tha Berisha duke u zotuar më tej se PD do të heqë traun në Rrugën e kombit.

 ?? ?? Berisha, dje gjatë konferencë­s
Berisha, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania