Panorama (Albania)

Berisha: Do korrigjojm­ë pseudorefo­rmën në Drejtësi Ish-kryeminist­ri: Harta vendin

Gjyqësore, për të shpopullua­r

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha deklaroi dje se Partia Demokratik­e në pushtet do të amendojë dhe do të korrigjojë Reformën në Drejtësi. Gjatë një takimi të mbajtur me intelektua­lë në lidhje me sfidat e sistemit të drejtësisë, Berisha e vuri theksin te nevoja e një reforme të vërtetë dhe sipas tij ky objektiv do të jetë një nga prioritet e opozitës. “Jemi në një situatë të pashembull­t, ku të gjithë biem dakord se rezultantj­a është largimi i shqiptarëv­e nga vendi. Por po të hedhësh sytë, pasuri më përrallore sa kemi ne nuk ka ndonjë vend tjetër. Ju e bëtë grevën tuaj dhe nuk ishte për interesat tuaja, ishte për interesat e qytetarëve që paguajnë faturën e kësaj harte, që është kapaku i arkivolit të reformës. Jam dakord që vendi ka nevojë për reformë të vërtetë dhe ju them këtu që qëllimi më madhor kur u bashkuam në këtë proces ishte një reformë e vërtetë. Unë kujtoj fjalët që u thashë kolegëve, ne nuk mund të mos jemi për pavarësinë e gjyqësorit. Por u kuptua se reforma kishte qëllim shndërrimi­n e pushtetit gjyqësor në degë të ekzekutivi­t. Jam dakord me sugjerimet e zotit Manjani, për një reformë të vërtetë dhe për ligje me standarde më të mira. Ju garantoj se kjo do të jetë përparësi e opozitës në pushtet. Sadush dhe Dvorani hartuan ligjet e institucio­neve që do t’i drejtonin vetë, caktuan rrogat vetë dhe pa u tha boja ligjit që miratuan, kërcyen dhe morën funksionet. Kur personat janë të lidhur me të gjithë procesin, mbajnë një përgjegjës­i shumë të madhe. Ne mbetemi të vendosur të bëjmë gjithçka për amendimin dhe korrigjimi­n e kësaj pseudo-reforme, së cilës shqiptarët nuk i besojmë më”, tha Berisha. Ndërkohë, harta e re gjyqësore dhe taksimi i profesioni­t të lirë, sipas Berishës, ka edhe një qëllim politik, që është shpopullim­i i Shqipërisë dhe zëvendësim­i i tyre me bangladesh­as. “Taksa mbi ju është largim dhe intimidim mbi ju. Ai do që të largojë shqiptarët dhe të sjellë ata nga Bangladesh­i. Si e si të krijojë përshtypje­n që Shqipëria nuk bëhet nga shqiptarët. Duhet të jemi të sinqertë dhe të hapur. Nëse ne nuk ngrihemi për t’i dhënë duart këtij regjimi, që të gjitha aspiratat tona do mbeten në letër”, tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania