Panorama (Albania)

PD, në garë brenda vetes për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës

Maxhoranca rrëzon për të tretën herë kërkesën e Alibeajt për komision hetimor, Shehaj hap letrat që përfshijnë ministren e Jashtme

- MARIGLEN KUME

Deputetët e maxhorancë­s në Konferencë­n e Kryetarëve rrëzuan për të tretën herë kërkesën e 35 deputetëve të Partisë Demokratik­e për të ngritur komision hetimor për hetimin e licencave të dhëna për investimet strategjik­e.

Në një konferencë për mediat, kryetari i Grupit Parlamenta­r demokrat, Enkelejd Alibeaj, akuzoi maxhorancë­n se kërkon të zvarrisë një sferë të rëndë korruptive, duke mos lejuar ngritjen e komisionit hetimor. “Maxhoranca ka vendosur eliminimin e një instrument­i të rëndësishë­m, që është komisioni hetimor parlamenta­r. Ju e dini se sa ecejake ka bërë kjo opozitë në Gjykatën Kushtetues­e. Dhe gjykata na ka dhënë të drejtë. Edhe këtë herë është ndjekur e njëjta strategji e dalë boje. Është zvarritje për të penguar hetimin për një sferë të rëndë korruptive që qeveria ka ekzekutuar deri më tani. Kjo çështje do të diskutohet në seancë plenare, ndërsa në ditët në vijim do t’ju bëjmë me dije se përse vendosi kufizimin e komisionev­e hetimore. Ne do të ndjekim rrugët ligjore deri në fund”, tha Aliebaj, teksa i cilësoi si antikushte­tuese dhe antiligjor­e justifikim­et maxhorancë­s për të rrëzuar kërkesën e tyre. “Më 24 maj kemi depozituar kërkesën e parë me 36 nënshkrime. E para ra se gjoja kishte tërhequr firmën njëri nga deputetët. Unë u vetofrova, por kjo u refuzua nga maxhoranca. Më datë 27 maj e paraqitem sërish. U diskutua justifikim­i i radhës që sa

herë që paraqitet një kërkesë, merren firmat e deputetëve nga e para. Justifikim banal. E përsëritëm sërish kërkesën me të njëjtin objekt dhe u rrëzua sërish me justifikim­e antikushte­tuese dhe antiligjor­e. Kërkuam që të gjitha praktikat të hetohen me idenë për të parë nëse është zbatuar mirë apo jo ligji nga ana e qeverisë. Pa treguar mirë individët. Justifikim­i tjetër ishte se një komision i tillë shndërrohe­t në makth për investitor­ët strategjik­ë. Komisioni që kërkon të shohë se sa korrekt është zbatuar ligji, nuk mund të shndërrohe­t në makth. Mund të shndërrohe­t për qeverinë, sepse ata duhet ta zbatojnë ligjin jashtë konfliktit të interesit”, tha Alibeaj.

KUNDËRSHTI­MI

Alibeaj nuk pati kundërshti­me vetëm nga deputetët e maxhorancë­s. Teksa Alibeaj ndodhej në Konferencë­n e Kryetarëve, në selinë blu deputeti i Pd-së, Agron Shehaj, nxori dokumentin, në të cilin faktohej se burri i ministres Xhaçka ishte shpallur investitor strategjik për një projekt në Jug të vendit dhe që, sipas tij, Xhaçka ndodhej në kushtet e heqjes së mandatit të deputetit, për shkak se ndodhej në konflikt interesi. Më tej, Shehaj tha se i disponon të gjitha faktet dhe provat që mbështesin

akuzën e tij dhe se nisma për komision hetimor vetëm se mund të sfumojë skandalin. “Ata kanë zgjedhur një komision hetimor. Unë mendoj se për rastin e Xhaçkës nuk është nevoja. Ky nuk është i vetmi rast ku qeveria shpërblen me favore politikanë të tjerë. Anëtarja e qeverisë që përfiton një pronë publike nga vetë qeveria, është një rast unik dhe duhet trajtuar më vete. Kolegët e mi kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Por komisioni hetimor në thelb mblidhet për të grumbullua­r fakte dhe prova. Ne nuk kemi nevojë për prova të tjera, sepse i kemi të gjitha. Ndaj të

kërkosh një gjë të tillë në një kohë që i kemi të gjitha faktet, është e panevojshm­e. Ne nuk kemi nevojë të bëjmë një hap pas, por duhet të ecim përpara. Ne jemi gati të mbledhim firmat dhe të kërkojmë heqjen e mandatit, kurse ata duan një komision hetimor. S’ka nevojë për të bërë politik me këtë apo për të zbehur aferën. Të gjitha faktet janë publike”, tha Shehaj. Teksa Shehaj deklaroi se po mblidheshi­n firmat, grupi i Alibeajt brenda 30 minutave njoftoi se kishte depozituar mocion për të diskutuar vlefshmëri­në e mandatit të ministres Xhaçka.

 ?? ??
 ?? ?? Enkelejd Alibeaj
Enkelejd Alibeaj
 ?? ?? Agron Shehaj
Agron Shehaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania