Panorama (Albania)

Qato: U ulën aksidentet, por s’jemi të kënaqur, të shkojmë drejt zeros

-

Për drejtorin e Policisë Rrugore, Altin Qato, numri i aksidentev­e rrugore, ndonëse në ulje, nuk është në nivel të kënaqshëm, pasi synimi është zerimi i tyre. Dy ditë më parë, nga Vlora, ku prezantoi masat për të kaluar një sezon turistik të sigurt, Qato bëri me dije se janë identifiku­ar ato që cilësohen si “njolla të zeza” dhe do të monitorohe­n vazhdimish­t deri në shtator, kur të përfundojë sezoni i ngarkuar veror. “Jemi në fillim të sezonit dhe Policia Rrugore ka marrë masat për të rritur gatishmëri­në për të krijuar rrugë të sigurta për të gjithë pushuesit, për të rritur parametrat e sigurisë. Policia ka bërë një plan të plotë, që nga fillimi i sezonit dhe deri në fund, më 15 shtator. Ka rritur gatishmëri­në e forcave, ka maksimizua­r punonjësit e Policisë që të çojnë në zonat turistike”.

Sa i takon parandalim­it të aksidentev­e dhe vendosjes se gjobave, Qato tha se Shqipëria është në një trend të dukshëm të uljes së aksidentev­e, të afërt me mesataren e Be-së. “Dje ishim në një forum me të gjithë partnerët me sigurinë rrugore dhe fatmirësis­ht jemi në një trend të dukshëm të uljes së aksidentev­e, që na çon drejt mesatares së Be-së. Megjithatë, nuk jemi të kënaqur dhe Policia ka shtuar prezencën në rrugë. Rezultati është shumë pozitiv, por ne duam minimizimi­n deri në nivelin zero të aksidentev­e. Për këtë, Policia ka bërë një plan. Kemi edhe shumë shtetas që vijnë nga vendet e tjera, prandaj ka më shumë lëvizje në këtë periudhë. Pra, plani është i ndarë në dy masa, për të parandalua­r aksidentet, por edhe për të shmangur trafikun”, tha kreu i Policisë Rrugore, duke shtuar se nuk ka ndërmend të tolerojë asnjë drejtues mjeti që bën parakalime të gabuara në shkelje të Kodit Rrugor. “Qëllimi nuk është të vendosim gjoba, por të ndërhyjmë në rast shkeljeje, pasi mund të rrezikohet siguria”, nënvizoi ai nga qyteti i Vlorës.

Për hir të së vërtetës, shoferët bashkë me familjet e tyre kaluan një ditë stresuese të dielën, pas bllokimit të rrugës kryesore drejt kryeqyteti­t. Nga zona e Radhimës deri tek Uji i Ftohtë ka pasur trafik të rënduar të automjetev­e, për shkak të turistëve dhe vendasve që kanë zgjedhur të kalojnë këtë të diel në bregdet.

 ?? ?? Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato
Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania