Panorama (Albania)

Ulen aksidentet, INSTAT: 1/3 nga shoferë të rinj

Aksidentet rrugore u ulën përgjatë katër muajve të parë të vitit, por sjellja e shoferëve të rinj në timon mbetet problem

- TIRANE

Tendenca e një numri më të ulët aksidentes­h që po shfaqet gjatë këtij viti ka vijuar edhe për majin, edhe pse numri i të aksidentua­rve dhe i të plagosurve në ngjarje të tilla ka rezultuar më i lartë sesa në raport me një vit më parë. Të dhënat e Institutit të Statistika­ve mbi aksidentet rrugore tregojnë se në muajin maj 2022 numërohen 106 aksidente rrugore, nga 120 aksidente të ndodhura në muajin maj 2021, duke u ulur me 11,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në pesëmujori­n e parë të vitit 2022, numërohen 483 aksidente rrugore, nga 547 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11,7%. Ajo që mbetet e pandryshua­r është që në shumicën e rasteve, shkak për aksidentet është sjellja e shoferëve. Një pjesë e konsiderue­shme e shoferëve, gati një e treta e tyre, figurojnë të rinj, nën moshën 24-vjeçare.

STATISTIKA­T

“Në muajin maj 2022, numri i të aksidentua­rve (të vrarë dhe të plagosur) është 156 persona, nga 151 që ishte në të njëjtin muaj të një viti më parë. Në pesëmujori­n e parë të vitit 2022, numri i të aksidentua­rve është 680 persona, nga 714 persona të aksidentua­r në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin maj 2022,

numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 19 persona, nga 20 persona të vdekur në maj 2021. Në pesëmujori­n e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 75 persona, nga 90

persona të vdekur në pesëmujori­n e parë të vitit 2021", thuhet në publikimin e INSTAT. Lidhur me shkaqet e aksidentev­e, raporti tregon se në muajin maj 2022, aksidentet rrugore, në 86,8% të rasteve,

kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. “Numri më i lartë i aksidentev­e në këtë periudhë është kryer nga grupmosha deri në 24 vjeç, duke zënë 30,2% të numrit të aksidentev­e gjithsej. Aksidentet

në këtë grup-moshë janë rritur me 28,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në pesëmujori­n e parë të vitit 2022, aksidentet rrugore, në 13,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes

së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidentev­e sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 36,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në raportin e INSTAT.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania