Panorama (Albania)

Nga kreditë e buta te grantet, plani për strehimin e të rinjve

-

Qeveria ka vendosur të mbështesë përmes programeve të strehimit çiftet e reja duke bërë disa ndryshime në projektlig­jin “Për strehimin social”. Për familjet e reja apo edhe të rinjtë, parashikoh­et ndarja e një granti në vlerën e 1 milion lekëve. Por shuma, siç thuhet edhe në relacion, nuk do të jetë fikse, pasi vlerat e tregut janë të ndryshme nga një qytet në tjetrin. “Pika 2 e nenit 46 parashikon një grant të barabartë me 10 për qind të çmimit të shitjes së banesës për të gjitha kategoritë, përfshirë edhe të rinjtë dhe familjet e reja. Nuk është reflektuar i plotë objektivi i qeverisë për t’u akorduar një grant prej 1 milion lekësh familjeve të reja, për faktin se kjo shumë fikse nuk ka të njëjtën vlerë si, p.sh. në Tiranë dhe në një bashki ku vlerat e tregut janë të ulëta”, thuhet në relacion. Nga programi i kredisë me interes zero, mund të përfitojnë veç familjeve që banojnë si qiramarrës në ish-pronë private, edhe familjet e punonjësve të rënë në detyrë. Sa u takon kushteve që duhet të përmbushen, përveç mospasjes së një banese në emrin e tyre, si referuese do të shërbejnë edhe të ardhurat mujore, të cilat duhet të jenë më të ulëta se të ardhurat mesatare të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore përkatëse. Pra, bëhet fjalë për familje të cilat kanë të pamundur të përballojn­ë këstet e kredisë për blerjen e një banese. Pjesë e programit të strehimit janë edhe kreditë e buta me interes 1.5 për qind. Por sa duhet të jetë pragu i të ardhurave për të përfituar nga programet e strehimit? “Sipas Kombeve të Bashkuara, një treg konsideroh­et i përballues­hëm nëse ky raport është 1:4. Për shembull, nëse çmimi mesatar i një apartament­i 2+1 në Tiranë është 9,76 milionë lekë, ky treg është i përballues­hëm, nëse të ardhurat mujore mesatare të familjeve me 4 persona në Tiranë janë 200,000 lekë. Për këtë treg banesash, familjet përfituese nga instrument­i financiar i interesave të kredive, duhet të kenë të ardhura mujore nën 135,000 lekë”, theksohet më tej në relacion.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania