Panorama (Albania)

Më shumë se 300 fitues, kreditë e buta gati për miratim në këshill

Për 2405 familje që kaluan fazën e parë të aplikimeve për kredinë për shtëpi Përfituesi­t potencialë, kushtet dhe kohëzgjatj­a e kreditimit. Si vijon procedura pas miratimit në këshillin bashkiak të Tiranës

- TIRANE

Ka kaluar kohë nga mbyllja e fazës së dytë të programit të Subvencion­imit të kredive të buta, por pritja do të shpërblehe­t.

Nuk do të jenë vetëm 300 fitues, aq sa u tha në krye të herës kur u shpall thirrja e këtij viti, por më shumë se aq. Këtë thonë burime zyrtare pranë Bashkisë së Tiranës. Të njëjtat bëjnë me dije se nga afro tre mijë aplikime, derimë tani drejtoria e përgjithsh­me e shërbimeve sociale ka shqyrtuar 1/3 e dosjeve, ndërkohë që vijon puna intensive për ta përmbyllur sa më shpejt procesin e vlerësimit të tyre, duke i hapur rrugë kështu miratimit në këshill bashkiak. PROCEDURA MË TEJ

Miratimi, me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i listës së familjeve që plotësojnë kushtet për subvencion­imin e interesave të kredisë, nuk e bën familjen automatiki­sht përfituese. Janë bankat e kontraktua­ra nga bashkia që fusin filtrat e tyre duke u siguruar që familja ka aftësinë paguese të kësteve për kohëzgjatj­en e caktuar. Ata ndjekin nga ana e tyre të gjitha procedurat për përfitimin e kredisë dhe verifikon aftësinë përballues­e të individit/ familjes, mbështetur në të ardhurat që kanë, me qëllim që përfituesi të zgjedhë në treg për blerje me kredi një banesë që i përshtatet kushteve specifike të tij. Institucio­ni financiar bën vlerësimin për banesën e zgjedhur dhe aftësinë për ta përballuar shlyerjen e kësteve të kredisë nga përfituesi, mbështetur në programin e subvencion­imit të interesave të kredisë. Programi i subvencion­imit të kredive për shtëpi nuk ka si mision t’u japë një strehë personave në nevojë. Synimi i tij është, siç shpesh e shpreh kryebashki­aku Erion Veliaj,

“t’u japë një dorë” familjeve që kanë të ardhura mujore, të cilat nuk u mjaftojnë për blerjen e një banese. Ose, edhe atyre që e kanë një të tillë, por nën normat e strehimit (p.sh në 50 metra katrorë banojnë 6 persona). Më specifikis­ht, programi social i strehimit “Subvencion­imi i interesave të kredisë”, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit, synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësim­in e kushteve të tyre të jetesës, nëpërmjet kredive hipotekore me kushte lehtësuese, e cila jepet për strehim dhe kur një pjesë e interesave të të cilave do të subvencion­ohen nga buxheti i shtetit.

PËRFITUESI­T & KOHËZGJATJ­A

Ndonëse që të gjithë ata që nuk kanë një strehë apo e kanë nën normat e strehimit janë të lirë të aplikojnë, që në momentin kur është hapur ky program strehimi, kanë qenë tre kategoritë që kishin prioritet: çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 35 vjeç; individë/familje të minoriteti­t rom dhe egjiptian dhe gra kryefamilj­are ose gra të dhunuara. Numri i familjeve që do të mbështeten në blerjen e një shtëpie është parashikua­r 300 për këtë vit, por burime zyrtare brenda Bashkisë bëjnë me dije se do të jenë më shumë se aq, pa specifikua­r shifrën e saktë.

Me rëndësi është që përfituesi­t do të kenë në dorë deri në 80% të banesës që kanë piketuar për ta blerë, shumën e të cilës do ta shlyejnë në dhjetëra vite, nën garancinë e Bashkisë. Vitet e shkuara janë përcaktuar brenda një intervali kohor nga 360 deri në 420 muaj.

Në tabelën brenda shkrimit jepet vlera e kredisë që lëvrohet bazuar në strukturën familjare dhe atë të banesës. Kontrata e kredisë që do të lidhin qytetarët përfitues do të jetë me interes fiks për pjesën që i takon qytetarit deri në 3 %, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit. Kontrata e kredisë do të jetë në varësi të moshës së aplikantit dhe do të përcaktohe­t rast pas rasti nga bankat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania