Panorama (Albania)

KLP për aftësitë profesiona­le/ njohuritë ligjore

-

Prokurori Arian Ndoja shfaq aftësi në drejtim të zbatimit të ligjit. E ka të qartë drejtimin e hetimit që do të kryejë në rastin konkret. Menjëherë pasi urdhëron regjistrim­in e procedimit, subjekti i rivlerësim­it përcakton detyrat me shkrim për oficerin e Policisë Gjyqësore, duke i përshkruar konkretish­t se çfarë duhet të kryejë dhe duke i vendosur afatin e kryerjes së tyre. Ai identifiko­n saktë normën ligjore të zbatueshme.

ARSYETIMI LIGJOR

Subjekti shfaq aftësi në arsyetim ligjor. Tregon vëmendje që aktet e përgatitur­a prej tij të paraqiten të strukturua­ra me një gjuhë të kuptueshme. Tek aktet e përgatitur­a nga subjekti i rivlerësim­it, konstatohe­t se nga ana e tij bëhet analizë mbi rrethanat e faktit dhe provave të mbledhura, duke shprehur qëndrimin e tij logjik mbi zgjidhjen ligjore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania