Panorama (Albania)

VRASJA E XHUVANIT, DO MERRET NË PYETJE EDHE GAZMENT BARDHI

-

Kur kanë kaluar më shumë se një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, Prokuroria pritet të marrë në pyetje edhe deputetin Gazment Bardhi. Dyshja e prokurorëv­e Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka ka zgjeruar rrethin e personave, të cilët dyshohet të kenë urdhëruar badigardët apo shtyrë ata në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, më 21 prill të vitit 2021. Në ditët në vijim pritet që Prokuroria të çojë një fletëthirr­je edhe për Bardhin, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Për këtë ngjarje në burg është Arbër Paplekaj, si autor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Paplekaj është i dyshuari kryesor për vrasjen e 56vjeçarit, ndërkohë që gjatë përplasjes u plagosën dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere Policie.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania