Panorama (Albania)

U gjet i vdekur në rezervuar, si ndodhi krimi

-

Operacioni “Marjani” që çoi në pranga tre të akuzuarit u zhvillua gjatë së shtunës, dy ditë pas krimit të rëndë, ku Martin Çeço u gjet i pajetë në rezervuari­n e fshatit Kolanec në Maliq. Në pranga përfunduan Bleti Angjo, 38 vjeç, Valter Mollaj, 43 vjeç dhe Edlir Mollaj, 35-vjeç, banues në fshatin Marjan. Policia tha se arrestimet erdhën pas dokumentim­it të plotë të ngjarjes me prova ligjore, pasi pas nxjerrjes së trupit të viktimës nga uji, në pjesën e fytit kishte shenja. Tre të akuzuarit e kanë marrë viktimën në fshatin e tij më 12 qershor dhe pasi e kanë vrarë duke e mbytur me litar, kanë hedhur trupin në rezervuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania