Panorama (Albania)

E dashura e viktimës: “Nuk jetohet pa ty në këtë ferr, më prit”

-

Një ditë pasi prokuroria nxori disa përgjime të viktimës së atentatit mafioz që ndodhi në mes të Tiranës dhe në mes të ditës, ka reaguar me postime të ndjeshme në rrjetet socialë vajza që bashkëjeto­nte me të. Madje u tha se ata kishin lënë të takoheshin mesditën e ngjarjes për drekë në Tiranë, por që Aleksandër Sadikaj nuk dihej se nga kishte vendosur të shkonte në momentin kur një minë e telekomand­uar në distancë e vënë poshtë automjetit të tij i mori jetën në mënyrë të tmerrshme.

E dashura e Sadikajt, me inicialet I. K., në postimin e saj, ka kujtuar dashurinë e tyre, ku ka publikuar dhe disa foto. “Ah, kjo botë ishte shumë mizore për ty. Një engjëll si ty i duhej Zotit lart. Na le me vuajtje dhe pikë në zemër, por mjafton që ti të jesh prerë i qetë në paqe. Vetëm ideja që je pranë Zotit, më bën të ndihem mirë, se më mirë se ai nuk kujdeset dot askush për ty. Çdo vepër të mirë që ke bërë mbi tokë, do ta nxjerr në pah koha dhe drejtësia. Çdo moment yni më mungon. Ishe njeriu që desha më shumë në këtë botë dhe në botën tjetër. Mezi po pres të të takoj. Nuk jetohet në këtë ferr. Më prit...”

Në 11 qershor, Aleksandër Sadikaj, në mesditën e së shtunës, u ekzekutua në aksin e njohur “SAUK-TEG” në një atentat të mirëfilltë të organizuar kundër tij. 27-vjeçari Sadikaj, nga Memaliaj, ishte i njohur nga Policia, pasi rezultonte me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëv­e. I riu prej 3 vitesh bashkëjeto­nte me një vajzë. Ajo ka dëshmuar më herët në Polici, ku ka treguar se Sadikaj shkonte thuajse çdo javë në vendlindje­n e tij, ku kishte fermë dhe ka treguar se i riu nuk ka pasur asnjëherë probleme me të tjerë. Bashkëjetu­esja e tij zbuloi lëvizjet e fundit të të riut tri ditë para se të ndodhte atentati. Sipas saj, Aleksandri vuri re diçka të pazakontë në serbatorin e makinës, por nuk i kushtoi rëndësi.

 ?? ?? Aleksandër Sadikaj
Aleksandër Sadikaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania