Panorama (Albania)

Pranga të dënuarit me 10 vjet burg

-

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombët­ar është arrestuar nga Policia e Tiranës ditën e djeshme. Sipas njoftimit të Policisë, 38-vjeçari quhet Arsen Daci, banues në Tiranë, i cili ishte dënuar në Itali me 10 vite e 5 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, Vjedhja”, dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombët­ar, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi­n drejt Italisë, të shtetasit: Arsen (Flakton) Daci, 38 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, “Vjedhja”, dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, parashikua­r nga Kodi Penal italian. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar 38-vjeçarin me 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania