Panorama (Albania)

Trafikantë­t dyshohet se janë me identitete të vjedhura, priten verifikime­t

-

Rasti i 2.2 tonëve kokainë në Peru dhe i arratisë së dy shqiptarëv­e ka nxjerrë në dritë të tjera detaje nga hetimet. Franci Malo dhe Gentjan Meta, respektivi­sht kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet Ekuadorit për në Peru dhe u vendosën në një hotel luksoz në Trujillo. Ata mbaheshin nën vëzhgim, ndërsa dërgesa e kokainës, e cila ishte fshehur në kanoçet me asparagus, u finalizua gjatë operacioni­t “Bitcoin”, kjo pasi pagesa do të bëhej nëpërmjet kriptomone­dhave.

Por ajo që kanë zbuluar autoritete­t është se regjistrim­i i tyre në hotel, nuk është bërë me emrat e tyre të vërtetë. Njëri prej mjeteve të identifiki­mit të përdorura nga Franci Malo i përket një 27-vjeçari me banim në Tiranë, por edhe Gentjan Meta dyshohet si një identitet i një tjetër personi, i përdorur nga trafikantë­t. Kjo ka bërë që Policia peruane të kërkojë ndihmë nga Policia shqiptare, lidhur me identifiki­min e dy personave nëpërmjet fotove dhe pamjeve video të hotelit, por që të nisë verifikimi dhe për personat, identitete­t e të cilëve janë përdorur. Kjo nuk është hera e parë që trafiku i drogave të forta të bëhet nëpërmjet vendeve të Amerikës Latine nga shqiptarët. Vetëm përgjatë muajve të fundit, disa ngarkesa janë kapur në portin e Durrësit, edhe pse vëmendja e grupeve kriminale janë Holanda, Belgjika dhe Italia, por pa mbetur pas edhe Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit. Duke pasur parasysh se porti i Durrësit rrallë ka mundur të zbulojë të zotët e mallit, trafiku i drogës në vendin tonë thuajse ka mbetur pa emra konkretë, pasi shpeshherë kapen punëtorët e ngarkim-shkarkimit të kompanive.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania