Panorama (Albania)

Nipi gjen pa jetë gjyshërit, njëri i vetëvarur në litar

Tragjike në Tiranë, burrë e grua 80 vjeç gjenden të vdekur

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e djeshme. Një i ri ka shkuar në banesën ku jetonin dy gjyshërit e tij dhe ka konstatuar se ata ishin të pajetë. Ai ka lajmëruar menjëherë Policinë e Tiranës, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Bashkë me ta edhe mjekë dhe ambulanca, që janë përballur me skenën tragjike të dy 80-vjeçarëve të pajetë në shtëpi. Të dhënat e para bëjnë me dije se i zoti i shtëpisë është gjendur i vetëvarur, ndërkohë përballë tij, në dysheme, është gjendur e pajetë edhe e shoqja. Policia ka nisur menjëherë hetimet, duke marrë në pyetje edhe djalin që ishte në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para flasin për një ngjarje tragjike që nuk ka asnjë ndërhyrje nga jashtë, por hetuesit nuk përjashtoj­në asnjë lloj piste për këtë akt të rëndë të shënuar orëve të vona.

NGJARJA SIPAS POLICISË

Policia e Tiranës bëri me dije se burrë e grua, Safet dhe Arta Meçaj, janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Ata janë të moshës 80 vjeç të dy dhe mendohet se Safeti të ketë shfrytëzua­r një moment kur ka qenë i vetëm në banesë, duke u vetëvarur. Gruaja, sipas dyshimeve të para, ka pësuar infarkt kur është përballur me burrin në litar brenda shtëpisë. Ngjarja është shënuar në zonën e Selitës, ndërkohë djali i djalit të tyre është edhe personi i parë që është përballur me trupat e pajetë. Policia bëri me dije se po hetohen një mori pistash, por dyshimi i parë lidhet me një vetëvrasje të burrit, pasi ata pretendojn­ë se gruaja nuk kishte shenja dhune. Do të jenë familjarët e tyre që do të hedhin dritë mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por Policia deri orëve të vona të mbrëmjes e përjashton­te pistën e ndonjë akti të kryer nga persona të tjerë. Megjithatë, do të jetë mjekësia ligjore që do të hedh dritë për shkaqet e vdekjeve së dy viktimave, ndërsa Policia ka nisur edhe verifikime­t e para që lidhen me bisedat telefonike, kamerat në lagje e një sërë faktesh të tjera që do t’iu duhen për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania