Panorama (Albania)

Goditet grupi i kultivimit të drogës, kapen qindra kilogramë

Operacioni “Vallas” shpall në kërkim edhe tetë persona të tjerë Nga Tirana në Shkodër për t’u kujdesur për bimët, midis 6 të arrestuarv­e edhe dy gra. Kush është “shefi” parcelave të kanabisit

- SENAD NIKSHIQI

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga dhe tetë të tjerë janë shpallur në kërkim pas një operacioni të gjerë antikanabi­s në zonën e Shkodrës. Operacioni i koduar “Vallas”, në fshatin me të njëjtin emër, sekuestroi edhe një sasi të madhe kanabisi prej 246 kilogramës­h.

ARRESTIMET

Kanë qenë hetimet e Policisë, të koordinuar­a me Prokurorin­ë e Shkodrës, ato që bënë të mundur kultivimin e sasive të mëdha të drogës dhe trafikimin e tyre në fshatin Vallas. Për këtë arsye, në pranga përfunduan shtetasit: Ardjan Tahiri, Besmir Rexhepi, Hekuran Myrtja, Liljana Çopani, Arben Uruçi dhe Danjela Hasani. Kjo e fundit është arrestuar nga Policia e Tiranës disa orë pas operacioni­t në Shkodër, ndërsa shkonte për të punuar në parcelat me kanabis. “Në vijim të kontrollev­e masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­ve kriminale në fushën e narkotikëv­e, në kuadër të një hetimi disaditor, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si dhe falë një pune të mirorganiz­uar të të gjitha strukturav­e policore të DVP Shkodër, Komisariat­i i Policisë Shkodër, në bashkëpuni­m me seksionet për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëv­e dhe Trafiqeve të Paligjshme të kësaj DVP-JE, organizuan dhe finalizuan me sukses operacioni­n policor antikanabi­s të koduar ‘Vallas’. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit A. T., 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; B. R., 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; H. M., 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; L. Ç., 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë; A. U. 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër; si dhe D. H., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacioni­t policor ‘Vallas’, si rezultat i bashkëpuni­mit të mirëkoordi­nuar me strukturat e DVP Tiranë”, sqaroi Policia e Tiranës. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit: A. S., 34 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe; A.

P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër; S. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër; B. L., 21 vjeç, banues në Alimetaj, Shkodër; E. S., 20 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër; si dhe I. D., 26 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; S. D., 34 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit). KULTIVIMI I DROGËS

Nga veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, rezulton se këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtari­në e kundërligj­shme të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar Ardjan Tahiri, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshi­n nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtari­e kriminale. Gjithashtu, në vijim të kontrollit të imtësishëm të çdo pjese të territorit, në fshatin Vallas, Shkodër, u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të banesës së 28vjeçarit të arrestuar, Tahiri.

 ?? ??
 ?? ?? Foto nga operacioni i Policisë në Shkodër
Foto nga operacioni i Policisë në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania