Panorama (Albania)

I riu kallëzoi oficerët e Policisë për dhunë

-

I riu Aldi Rama, i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha dhe më pas u vetëvra, kishte kallëzuar penalisht disa muaj para krimit efektivët e Policisë për dhunë. Sipas burimeve, kallëzimi është bërë në Prokurorin­ë e Lezhës në kohën kur i riu ishte në burg, me pretendimi­n se ishte dhunuar e keqtrajtua­r nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë. Menjëherë pas kallëzimit penal, organi i akuzës është vënë në lëvizje dhe pas verifikime­ve, ka regjistrua­r procedimin penal për veprën penale “Kryerja veprimesh arbitrare”. Mllefi qe kishte krijuar ndaj uniformave blu, duket se e nxiti të riun të ndërmarrë këtë akt të rëndë me viktimë një oficer policie. Më shumë se dy muaj pas krimit të rëndë, doli në dritë fakti se nënkomisar­i Saimir Hoxha të jetë një ndër personat që ka përgatitur dhe firmosur procesverb­alin e arrestit për Aldi Ramën, në njërin nga dy rastet që ai është prangosur. Procesverb­ali i urdhër-arrestit për Aldi Ramen, që mban edhe firmën e oficerit Saimir Hoxha, i është bashkuar procedimit penal të regjistrua­r nga Prokuroria e Lezhës, pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçari për dhunë dhe keqtrajtim nga uniformat blu. Gjithashtu, muaj më parë është bërë edhe ballafaqim­i i të riut të ndjerë me tre efektivët e Policisë, të cilët pretendont­e se e kishin dhunuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania