Panorama (Albania)

Kush është efektivi që dhunoi Aldi Ramën në komisariat

Aldiramaka­llëzoipena­lishttrepu­nonjëspoli­cie,midistyree­dhetëndjer­in Saimir Hoxha, i vrarë nga ai. Prokuroria identifiko­i njërin prej tyre

- ELVIS HILA

Ndaj Mehmetajt është ngritur akuza “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ndërsa prej vitit 2021 ai është larguar nga shërbimi në Komisariat­in e Lezhës dhe tashmë punon si specialist në Policinë e Burgjeve, pranë burgut të Fushë-krujës. Në dosjen hetimore thuhet se Myrteza Mehmetaj ka qenë me detyrë oficer Policie në Komisariat­in e Lezhës dhe gjatë kohës së procedurav­e të arrestimit të Aldi Ramës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj këtij të fundit.

RAPORTI

Rasti është ndjekur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, të cilët në atë periudhë kërkuan kryerjen e një ekspertimi mjekoligjo­r ndaj 21-vjeçarit, tanimë të ndjerë. Në raportin e ekspertimi­t, mjekët konstatuan se dëmtimet në trup, Rama i ka pasur si pasojë e dhunës së ushtruar

në ambientet e brendshme të Komisariat­it Lezhë. SHKB ka ndjekur të gjitha praktikat e shoqërimit dhe arrestimit të Aldi Ramës, duke zbuluar dhe oficerin, Myrteza Mehmetaj, ndërsa vetë Aldi Rama në atë periudhë akuzoi tre punonjës Policie si të përfshirë në dhunimin e tij në komisariat. Ky oficer policie rezulton të jetë përfshirë edhe në konfliktin verbal me avokatët Gjergj Neli dhe Shaqe Marinaj, me datë 27 tetor të vitit 2020. Ndaj policit është ngritura akuza “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe dosja penale e hetuar nga prokurori i Lezhës Francesk Ganaj, brenda pak ditësh do të dërgohet në gjykatë. Organi i akuzës u vu në lëvizje dhe regjistroi procedim penal, pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçari Aldi Rama, me pretendimi­n se ishte dhunuar e keqtrajtua­r nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë. Në lidhje me rastin u kryen një sërë veprimesh hetimore, por vetëm për njërin nga 3 efektivët e Policisë të kallëzuar nga i riu është arritur të provohet se ka konsumuar elemente të veprës penale, për të cilën është ngritur dhe akuza.

VRASJA E EFEKTIVIT

Më 28 shtator të vitit 2021, Aldi Rama u bë protagonis­t i një krimi të rëndë, duke ekzekutuar me armë zjarri oficerin e Policisë së Lezhës Saimir Hoxha, teksa ky i fundit, bashkë me dy kolegë të tij, po ktheheshin nga një aksion antikanabi­s në Ishull-lezhë. Oficerët e Policisë ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shokë të tij, por sapo oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifiki­mit Ramës, ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes, i riu arriti të largohet dhe gjatë operacioni­t policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 ?? ?? Myrteza Mehmetaj është punonjësi i Policisë, i marrë i pandehur nga Prokuroria e Lezhës, për dhunë ndaj të arrestuari­t Aldi Rama, i cili pas daljes nga burgu, vrau me armë zjarri oficerin e Policisë, Saimir Hoxha.
Aldi Rama
Myrteza Mehmetaj është punonjësi i Policisë, i marrë i pandehur nga Prokuroria e Lezhës, për dhunë ndaj të arrestuari­t Aldi Rama, i cili pas daljes nga burgu, vrau me armë zjarri oficerin e Policisë, Saimir Hoxha. Aldi Rama
 ?? ?? Efektivi i Policisë, Myrteza Mehmetaj
Efektivi i Policisë, Myrteza Mehmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania