Panorama (Albania)

I dënuar me 21 vite, si fshihen turku në Pogradec

Vodhi miliona nga mashtrimi bankar, arrestohet 42-vjeçari

-

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t e vendit të tij për akuzën e mashtrimit, u arrestua nga Policia në Pogradec. Njësia “Fast Albania” organizoi operacioni­t “Pojska”, duke çuar në pranga shtetasin Salih Akkurt, 42 vjeç, banues në Konja të Turqisë. Ai rezulton i dënuar me 21 vite burg, ndërsa i kanë mbetur për të kryer edhe 10 vite, pasi është shpallur fajtor për “Mashtrim të rëndë, duke përdorur sistemet informativ­e të bankave dhe të kartave të kredit”. Policia e Shtetit tha se 42vjeçari nga Turqia ishte maskuar si fizioterap­ist, duke mashtruar qytetarët atje përmes ushtrimit të këtij profesioni, derisa u zbulua dhe u arrestua në shëtitoren “10 Dëshmorët e Pojskës”, vend nga ku edhe mori emrin operacioni. Arrestimi i 42-vjeçarit turk erdhi pasi shërbimet e “Fast Albania” kishin marrë informacio­n se një shtetas, i shumëkërku­ar nga Turqia, fshihej në Pogradec, duke organizuat punën dhe pas disa ditë mbajtjeje nën kontroll, në bashkëpuni­m me Komisariat­in

e Policisë Pogradec dhe Interpol Tiranën, bënë të mundur arrestimin e tij.

I KAPEN ÇEQE Policia e Shtetit tha se gjatë arrestimit, 42-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestrua­r edhe çeqe me shuma të mëdha financiare. “Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombët­ar, pasi Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës është njoftuar nga Interpol Ankara, Turqi, se për këtë shtetas, më datë 05.05.2022, është lëshuar urdhër-arresti nga Prokuroria e Izmirit, Turqi, në zbatim të vendimit nr. 2020/8992, të datës

30.12.2020, në bazë të të cilit, 42-vjeçari është dënuar me 21 vite, 10 muaj e 15 ditë burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vite e 1 ditë burgim, për veprat penale ‘Mashtrimi i rëndë, duke përdorur sistemet informativ­e, të bankave dhe kartave të kredit’ dhe ‘Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit’, të parashikua­ra nga legjislaci­oni turk. Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n çeqe në shuma të mëdha monetare”, sqaroi Policia. Interpol Tirana, në bashkëpuni­m me Interpol Ankara, Turqi, dhe agjencitë ligjzbatue­se, vijojnë procedurat për ekstradimi­n e këtij shtetasi drejt Turqisë.

 ?? ??
 ?? ?? Sendet e sekuestrua­ra nga Policia
Sendet e sekuestrua­ra nga Policia
 ?? ?? Salih Akkurt
Salih Akkurt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania