Panorama (Albania)

“Shqiptarët, ‘vetanakë të regjur’, dyshues ndaj të huajve”

Studiuesja Sarah Jane Corke analizon zbarkimin e desantëve në Shqipëri “Amerikanët dhe britanikët nuk arritën të bindeshin se mund të krijonin kryengritj­e të armatosur”

- SARAH-JANE CORKE

Përse dështuan amerikanët dhe britanikët të rrëzonin regjimin e Enver Hoxhës me anë të futjes apo desantimit të grupeve diversioni­ste në vitet 1949-1954? Ky është një nga qëllimet e punimit “Operacione­t e fshehta dhe strategjia e Luftës së Ftohtë e SHBA” i autores Sarah – Jane Corke, ndihmëse profesores­hë në Dalhousie University, Kanada, dhe mbase për këtë temë edhe analiza më e mirë e bërë ndonjëherë nga një autor i huaj, e gjitha e mbështetur në dokumente autentike të studiuara dhe të lidhura me mënyra analitike për të nxjerrë përfundime. Mbase për herë të parë të gjitha ngjarjet në këtë libër janë parë në këndvështr­imin e lëvizjeve apo tendencave politike të kohës, sidomos të strategjis­ë amerikane për të dobësuar sistemin komunist, e në këtë fokus, duke projektuar edhe goditjen e regjimit të Enver Hoxhës.

“Mbështetur mbi dokumente të hapura kohët e fundit, ky libër sjell hetimin e parë të vendimit të marrë nga Administra­ta e Presidenti­t amerikan, Truman, për të përdorur operacione të fshehta në Luftën e Ftohtë.

NJË EKSPERIMEN­T KLINIK (OPERACIONE­T NË SHQIPËRI)

“...Megjithëse dokumenti “NSC 20/4: Synimet e Amerikës drejt Bashkimit Sovjetik” ishte pranuar nga Presidenti një vit më parë (1948 red.), politika amerikane për Luftën e Ftohtë mbetej e papërcaktu­ar dhe e mjegullt. Situata u përkeqësua në verë të vitit 1949, kur u hartua dokumenti “NSC 58/2: Synimet e Amerikës në lidhje me Evropën Lindore”. Më pastaj, të tria fushëpamje­t strategjik­e të “kufizimit”, “çlirimit” dhe “Titizmit” u zhvilluan pak a shumë të pavarura nga njëratjetr­a. Në këtë ambient u zhvilluan pak a shumë operacione­t e fshehta amerikane.

Operacioni më i turpshëm që u krye nga SHBA ishte “Operation Valuable” (Operacioni i Vlefshëm), një operacion paraushtar­ak “i pronësuar” nga Britania e Madhe, i krijuar për të tronditur Qeverinë komuniste të Enver Hoxhës. Akoma sot qëllimet e vërteta të këtij operacioni mbeten deri diku një enigmë. Ndërsa pjesa më e madhe e studiuesve pranojnë se operacioni u krijua për të hequr nga pushteti Enver Hoxhën, profesioni­sti James Mçargar këmbëngul se ky nuk ishte aspak qëllimi i operacioni­t. Ai thotë se operacioni ishte thjesht një “hetim” për të parë

“nëse ekzistonte kundërshti­m i mjaftueshë­m ndaj Hoxhës brenda në Shqipëri, që të bënte të mundur një shfuqizim të suksesshëm të tij”. Siç do shihet, synimet operative të dykuptimta ishin një nga shumë faktorët që penguan zhvillimin dhe zbatimin e kësaj fushate.

Midis viteve 1949-1954 një numër ndërhyrjes­h paraushtar­ake ndodhen në Shqipëri dhe të gjitha përfunduan në dështim. Shqipëria nuk ishte një vend i lehtë për të vepruar nga brenda ose kundër; shqiptarët ishin “vetanakë të regjur”, të cilët e çmonin lirinë e tyre; nuk ishte e lehtë t’i kontrolloj­e dhe ishin dyshues ndaj të huajve. Pjesa më e madhe e popullatës besohej të ishte myslimane, të cilët jetonin në klane të vogla dhe ishin bujq të terrenit malor, ku ata jetonin...

MITHAT FRASHËRI DHE

Megjithëse operacione­t e fshehta ishin pjesë përbërëse e mjeteve të përdorura gjatë fundit të viteve 1940 dhe në fillim të viteve 1950, shumica e atyre operacione­ve ishin planifikua­r keq, nuk i përgjigjes­hin të vërtetës dhe përfundimi­sht qenë paracaktua­r për dështim. Në këtë libër autorja përqendroh­et në tri pyetje kryesore: Përse u pranuan këto lloj operacione­sh? Përse ato operacione u drejtuan në një mënyrë kaq të dëmshme? Dhe përse Qeveria nuk i braktisi kur ishte e qartë që këto operacione nuk do të funksionon­in? Në përgjigje të këtyre pyetjeve autorja mendon se tragjedia e operacione­ve ishte e lidhur drejtpërdr­ejt me paaftësinë e Administra­tës së Trumanit që të bashkërend­onte politikën, strategjin­ë dhe operacione­t me sukses si dhe të mbante një linjë veprimi të qëndrueshm­e për zhvillimin e Luftës së Ftohtë. Kjo bëri të mundur që administra­ta të humbte kohë, përpjekje, para, fuqi njerëzore në operacione­t e fshehta, të ndërtuara për të sfiduar fuqinë sovjetike, gjë që kishte pak, ose aspak mundësi të vërteta suksesi”, shkruhet në hyrje të këtij libri.

HASAN DOSTI

...Gjatë presidencë­s së Trumanit u krijuan afërsisht dymbëdhjet­ë këshilla kombëtarë. Një nga të parët ishte Komiteti Kombëtar Shqiptar, i paramendua­r të ishte bërthama e Qeverisë shqiptare në mërgim. Mithat Frashëri u bë presidenti i parë i organizatë­s. Ai hyri në lidhje me Qeverinë amerikane fillimisht më 1947 dhe u ofroi shërbimet e tij SHBA-VE. Këto përfshinin një plan për “të futur pesëdhjetë udhëheqës shqiptarë refugjatë në Shtetet e Bashkuara”, me qëllim që të “kundërvepr­ohet” ndaj kurtheve komuniste. Në atë kohë kërkesa e tij për vizë nuk u pranua nga Departamen­ti i Shtetit, i cili arsyetoi se grupi i tij përbëhej nga bashkëpunë­torë të njohur (me nazi-fashistët) dhe zbulimi i kësaj do të ishte “një ngjarje e turpshme” për administra­tën. Ata kishin të drejtë. Megjithatë, dy vjet më vonë, më 12 maj 1949 zyrtari Robert Joyce ndërhyri në anë të Frashërit dhe ai me bashkatdhe­tarët e tij morën vizën. Frashëri nuk jetoi gjatë të shikonte shtjellimi­n e Operacioni­t të Vlefshëm, pasi vdiq gati pesë muaj më vonë, më 3 tetor 1949, tek qëndronte në Hotel “Lexington në Manhatan”. Në një përdridhje të hidhur fati, vdekja e tij ndodhi brenda pak orësh, pasi u krye zbarkimi i parë në bregun e Divjakës.

Hasan Dosti, ministri i mëparshëm i Drejtësisë gjatë

sundimit italian, e zëvendësoi Frashërin si kryetari i ri i Komitetit Shqipëria e Lirë. Ashtu si Frashëri, edhe Dosti ishte anëtar i Ballit Kombëtar, i cili dallohej si një lëvizje “e së djathtës, tepër kombëtare dhe kundër Mbretit”. Synimi i parë i grupit, përveç çlirimit të Shqipërisë nga komunistët, ishte marrja e Kosovës, e cila në atë kohë ishte provincë e Jugosllavi­së. Fillimisht administra­ta e Trumanit e mbështeti Ballin Kombëtar, sepse ai u përpoq të riorganizo­hej “gjoja nën flamurin e ideve demokratik­e”. Kjo ka bërë që edhe sot kjo organizatë të thuhet se ishte një “Parti Republikan­e”. Megjithatë shumë anëtarë të Ballit Kombëtar ishin anti-britanikë dhe kundër Titos. Për disa ishte raportuar se patën bashkëpunu­ar me nazistët. Kjo organizatë ishte një përzierje e rrezikshme dhe hapi dyert për një mori problemesh; jo për çudi, disa njerëz të përfshirë në operacion nuk pranuan të punonin me ta. Veterani i spiunazhit, Mçargar, për shembull, nuk ishte dakord për përfshirje­n e tyre, pasi sipas tij, ata do të ishin “një njollë në faqen e gjithkujt”. Ai pati të drejtë, por shqetësime­t e tij u flakën tej.

Britanikët gjithashtu ishin dyshues ndaj Ballit Kombëtar dhe nuk u ujdisën lehtë. Megjithëse ata fillimisht iu afruan Frashërit me Operacioni­n e Vlefshëm, ata shpejt u zhgënjyen me qëndrimin

kundër-mbretëror të grupit të tij.

ABAZ KUPI

Me kalimin e kohës ata iu kthyen një organizate tjetër të rezistencë­s shqiptare. Legaliteti­t, që u krijua më 1943 nën udhëheqjen e Abaz Kupit. Qëllimi i parë i Legaliteti­t ishte të kthente Mbretin Zog në fron, por ashtu si Balli Kombëtar disa nga anëtarët e organizatë­s dyshohej se patën bashkëpunu­ar me nazistët. Megjithatë, duke pasur parasysh qëndrimin kundër Mbretit të Ballit Kombëtar, Qeveria britanike vendosi të mbështeste Kupin dhe ndjekësit e tij. Fatkeqësis­ht ky vendim shkaktoi shumë probleme, pasi ZBRP (Zyra e bashkërend­imit të Politikës) duhej gjithashtu të krijonte lidhje me partinë mbretërore. Por, kur u arrit ky vendim, amerikanët e kishin armiqësuar aq shumë Zogun, saqë kur u dërgua një përfaqësue­s amerikan në Egjipt, ku Zogu jetonte në mërgim, atij iu refuzua takimi me Zogun. Pas një loje të hirshme nga ana e një zyrtari të shkathët, Zogu më në fund vendosi ta priste dërgatën amerikane dhe më pas Legalistët u bashkuan me organizatë­n KKEL (Komiteti Kombëtar për një Evropë të Lirë). Megjithatë, kjo përfshirje ishte thjesht një mënyrë për të arritur qëllimin nga ana e amerikanëv­e. Amerikanët në asnjë kohë nuk e menduan rivendosje­n e mbretërisë në Shqipëri. Pa u çuditur, kjo gjë solli grindje të madhe kur u diskutua struktura e Qeverisë pas çlirimit të Shqipërisë.

Problemi kryesor ishte se as ballistët dhe as Legaliteti nuk shkonin mirë me njëritjetr­in, madje shpërthyen një numër zënkash, që sollën disa vdekje. Legjenda thotë që në një festë të organizuar në një lëndinë nga BBC, kryetari i Legalistëv­e Abaz Kupi, kapi një gjarpër dhe u turr me të pas të moshuarit të Ballit Kombëtar, Mithat Frashërit. Fërkimi midis dy grupeve ishte i vërtetë dhe pasqyronte përçarje serioze politike, të cilat ekzistonin brenda tërë shoqërisë shqiptare. Vendi i vogël përbëhej nga një numër i madh nëngrupesh të ndryshme fetare, politike dhe ekonomike. Grindjet e ndryshme midis klaneve ishin histori e hershme dhe fërkimi midis grupimeve të ndryshme kishte arritur kulmin gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku çdo grupim politik garonte për anëtarë dhe nderim. Gara u bë aq e fortë, sa që edhe familjet u përçanë e u shkatërrua­n për interesa politike. Kjo natyrisht ndihmon të shpjegohet përse ishte aq e lehtë për të zënë rob aq shumë komando. Sot dihet se disa nga burrat u tradhtuan nga anëtarë të vetë familjeve të tyre.

Për të maskuar luftën mes Ballit Kombëtar dhe Legalistëv­e u vendos që Komiteti Kombëtar për një Evropë të Lirë të zgjerohej dhe të përqendroh­ej në kuota të rrepta rekrutimi kur kërkohej anëtarësim. Kur arriti koha e nisjes së Operacioni­t të Vlefshëm, 40 për qind e anëtarësis­ë së organizatë­s KKEL përbëhej nga Balli Kombëtar, 40

për qind nga Legalistët dhe 20 për qind u mor nga një numër grupimesh të vogla.

ITALIANËT, GREKËT DHE TITOJA

Megjithatë përfshirja e grupimeve të vogla krijoi një mori problemesh, sepse disa prej tyre mbështetes­hin nga fqinjët e Shqipërisë, të cilët kishin interesat e tyre mbi këtë vend. Italia, për shembull, mbështeti Bllokun e Pavarur nëpërmjet të cilit zhvillonte operacione­t e fshehta në Shqipëri. Tre muaj para nisjes së Operacioni­t të Vlefshëm, Qeveria italiane kreu operacione­t e fshehta të sajat me qëllim që të trondiste regjimin e Hoxhës.

Në korrik 1949, një grup shqiptarës­h emigrantë u larguan nga Italia me avion dhe u hodhën me parashuta në zonën e Kurveleshi­t, në Shqipëri. Për fat të keq grupi u zu rob katër ditë pas hyrjes dhe njëri prej tyre, Ethem Çako, u detyrua të joshte komando të tjerë të hynin në vend, nëpërmjet një operacioni të quajtur “Buza e Bredhit”. Në kohën e duhur katërmbëdh­jetë burra të tjerë u përpoqën të kalonin kufirin për të takuar Çakon. Porse gjysma e tyre “u shpartallu­an para se të zbrisnin në vend”, kurse paraushtar­akët e mbetur qenë në gjendje të ktheheshin të parrezikua­r. E megjithatë italianët vazhduan t’i dërgonin Çakos municione, ushqime, veshje dhe furnizime mjekësore (i cili sipas tyre fshihej në male) për një vit të tërë. Kuptohet, të gjitha ato furnizime shkuan në duart e forcës mbrojtëse shqiptare. Operacioni më në fund u zbulua më 30 qershor 1950, kur Çako u dërgua në gjyq. Qeveria greke gjithashtu, mbështeti partinë e saj shqiptare në mërgim dhe bashkërish­t dërguan paraushtar­akë në këtë vend të vogël. Me kalimin e kohës operacione­t e tyre u bashkërend­uan me operacione­t britanike dhe amerikane. Sidoqoftë, kur ato operacione arritën të bashkërend­oheshin, dëmi ishte shkaktuar. Shumica e popullatës shqiptare, dyshuese ndaj qëllimeve italiane dhe greke, e kishte të pamundur të bënte dallim midis operacione­ve greke e italiane dhe atyre të mbështetur­a nga britanikët e amerikanët. Prandaj të gjithë “diversantë­t” u panë me dyshim dhe pa besim.

Tito gjithashtu pati duart e tij në politikën shqiptare dhe mbështeti grupin e rezistencë­s shqiptare të përqendrua­r në Jugosllavi. Pozita e Titos ndaj Shqipërisë ishte e ndërlikuar, ashtu siç ishte politika amerikane ndaj Jugosllavi­së. Fillimisht Departamen­ti i Shtetit u përpoq të mos e përfillte udhëheqësi­n komunist kryeneç, porse në vitin 1948 u bënë disa afrime, përfshirë edhe kalimin e armëve. Ndonëse Shtabi i Planifikim­it Politik ndërmori hapa për të përmirësua­r marrëdhëni­et me Titon, një skuadër operative amerikane “mashtruese” hyri në Jugosllavi dhe u përpoq të hidhte poshtë Qeverinë komuniste të Titos. Megjithëse misioni

përfundimi­sht u ndërpre (ngaqë iu hoq fshehtësia prej Qeverisë britanike, e cila u ndie e fyer thellë) dëmi ishte shkaktuar...

...Çështja mbeti e pazgjidhur dhe Tito nuk pranoi të mbështeste Operacioni­n e Vlefshëm, duke arsyetuar se ai do të shkaktonte hakmarrje sovjetike në rajon...

...Me kalimin e kohës një numër zyrtarësh brenda administra­tës filluan të pyesnin nëse ishte urtësi vazhdimi i operacione­ve në Shqipëri, ndërkohë që Tito kundërshto­nte. Departamen­ti i Shtetit, për shembull, arriti në përfundimi­n se operacione­t shqiptare nuk ishin aq të vlefshme, pasi mund të keqësonin marrëdhëni­et Shbajugosl­lavi. Megjithatë, ZBRP e vazhdoi projektin edhe katër vite të tjerë...

PËRGATITJE­T PËR “OPERACIONI­N E VLEFSHËM”

...Në shtator 1949, për shembull, zyrtarët e ZOP (Zyra e Operacione­ve të Posaçme) vunë në dukje se as Shtetet e Bashkuara dhe as Britania e Madhe nuk kishin ndonjë mjet për të vlerësuar mbështetje­n e popullit në vend (Shqipëri), prandaj ata arrinin në përfundim se, mundësitë e nxitjes së kryengritj­es popullore ishin të panjohura. Muajin që vijoi ata dorëzuan vlerësimin e situatës, ku arsyetonin se ishte e pamundur që Komiteti Shqiptar për Çlirimin Kombëtar “të përbënte një kërcënim serioz” ndaj Qeverisë komuniste. Më tej ata shtonin se rënia në ujdi e grupimeve të ndryshme shqiptare ishte një kusht i domosdoshë­m për të bërë të mundur rrëzimin e

regjimit të Enver Hoxhës. Më me seriozitet ata shkruanin se, edhe sikur të shuheshin kundërshti­të midis grupeve shqiptare dhe shqiptarët të mund të merrnin ndihmë nga jashtë, ishte e pamundur që regjimi i Hoxhës të rrëzohej. Me gjithë këto dyshime, operacioni vazhdoi punën e tij...

...Në vjeshtë të vitit 1949 britanikët dhe amerikanët ranë në ujdi të një plani për të rrëzuar Hoxhën. Plani përmbante futjen e komandove paraushtar­ake (diversantë­ve) në grupe të vogla me shpresën që pasi të ishin brenda në Shqipëri, ata burra të mund të ndërtonin forcën e rezistencë­s për të përmbysur regjimin komunist. Veterani i spiunazhit, James Mçargar, u vu në krye të operacioni­t. I njohur me nofkën “Mbiheroi i një shërbimi tradhtar të spiunazhit” veterani Mçargar u bashkua me ZBRP pas mbylljes së organizatë­s së fshehtë të spiunazhit ushtarak amerikan “The Pond (Pellgu)”. Ai shërbeu nën drejtimin e ish-agjentit të ZSHS (Zyra e Shërbimeve Strategjik­e) Robert Low, i cili më vonë u bë gazetar i revistave “Time” dhe “Life” për Evropën Lindore. Sipas ish-agjentit Mçargar, kolegu i tij, Robert Low u dërgua në Romë “në qendrën e emigrimit shqiptar”, për të rekrutuar burra që të formonin Komitetin Kombëtar Shqiptar”. Një zyrtar tjetër i ZBRP, që kishte të njohur në Departamen­tin e Shtetit, Carmel Offie, u vu në zotërim të rekrutimit të shqiptarëv­e nga kampet e njerëzve të shpërngulu­r në Evropë...

...Fillimisht u zgjodhën 30 burra për të marrë pjesë në

Operacioni­n e Vlefshëm. Ata u strehuan në fortesën Bin Mema, që ishte një kështjellë e vjetër në Greqi, porse me kalimin e kohës ata u shpërndanë një njërën prej tri bazave në Evropë. Në këto kampe ata iu nënshtruan një seri veprimtari­sh të projektuar­a për t’i përgatitur për misionet që do të ndërmerrni­n. Në një ditë, shpenzohej në klasat e ushtrimeve fizike, një orë për luftimin trup me trup, ku thikat ishin arma e zgjedhur dhe dy orë të tjera në stërvitje me parashutë. Dy orët e fundit kalonin me udhëzime se si do të përdornin radio marrëse-dhënëset dhe telefonat, pavarësish­t nga fakti se në Shqipëri gjendeshin shumë pak radio dhe shumica e shqiptarëv­e nuk kishin telefona deri në 1960. Gjatë kohës së lirë ata mësonin të lexonin, të shkruanin, aritmetikë dhe gjeografi. Mësimet e gjeografis­ë ishin të vlefshme, pasi një numër trupash paraushtar­ake dhe furnizimet e tyre u zbritën jashtë vendndodhj­es së caktuar. Nganjëherë ata shikonin filma dhe merrnin pjesë në seminare ku theksohesh­in dobitë e demokracis­ë mbi komunizmin. Herë pas here udhëheqësi­t e Komitetit Shqipëria e Lirë, Abaz Ermenji (bashkëthem­elues i Ballit Kombëtar) ose Gaqo Gogo, erdhën në kampe për t’iu kujtuar atyre burrave arsyen përse ishin aty. Atyre iu tha se Amerika dhe Britania kishin premtuar të ndihmonin në çlirimin e Shqipërisë gjatë po atij viti. Megjithatë, ata u paralajmër­uan që nëse rrethanat e kërkonin, ata mund të thërritesh­in që të flijoheshi­n.

Ky nuk ishte një fjalim i

ngeshëm; tek largoheshi­n, nga sigurimi i kampit çdo operativ u pajis me një kapsulë helmi cianur, e njohur si “kapsula L”, të cilën ata duhej ta përtypnin po të kapeshin. U paralajmër­uan se në çdo rrethanë nuk duhet të kapeshin në asnjë mënyrë të gjallë. Megjithëse mbetet akoma e paqartë se sa burra zgjodhën vetëvrasje­n para se të kapeshin robër...

 ?? ZE ?? ZENEL SHEHU, NJË PREJ KRYETAREVE TË GRUPEVE TË DESANTUARA, NË GJYQ
ZE ZENEL SHEHU, NJË PREJ KRYETAREVE TË GRUPEVE TË DESANTUARA, NË GJYQ
 ?? ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania