Panorama (Albania)

Macron kërkon aleatë, por do të jetë e ndërlikuar

-

Grupimi i qendrës i Presidenti­t Emmanuel Macron u përpoq të hënën për të siguruar mbështetje nga rivalët, për të shpëtuar disa nga premtimet e tij për reforma, pasi zgjedhjet e fundjavës sollën një Parlament të fragmentua­r, që e lë Francën në rrezik të paralizës politike. Humbja e shumicës absolute të aleancës së tij është një pengesë e hidhur për Macron, i cili vetë u zgjodh për një mandat të dytë në prill. Qeveritë franceze janë mësuar prej kohësh të kenë një dhomë të ulët të Parlamenti­t që ndan linjën e tyre politike dhe kryesisht propozimet e vulosura. Votimi i raundit të dytë të së dielës nxori grupimin “Së bashku” të Macron si partinë më të madhe, por me një aleancë të re të majtë në vendin e dytë, e vendosur për të bërë zërin e saj të dëgjohet, si dhe një të djathtë ekstreme më e fortë se kurrë dhe konservato­rët si lojtarë vendimtarë në skenën parlamenta­re. “Do të jetë e ndërlikuar”, tha zëdhënësja e qeverisë, Olivia Gregoire, për radion “France Inter”. “Ne do të duhet të jemi krijues”. Humbja e kontrollit të Parlamenti­t do të thotë që Macron do të duhet të heqë dorë nga qëndrimi i tij nga lart poshtë ndaj politikës, të cilën ai vetë e quajti “Jupiterian­e”, për një qëndrim shumë më konsensual. “Një Parlament i tillë i fragmentua­r ka të ngjarë të rezultojë në bllokim politik, me një axhendë reformash shumë më të ngadaltë”, tha Philippe Gudin i “Barclays”. “Kjo ka të ngjarë të dobësojë pozicionin e Francës në Europë dhe të

rrezikojë pozicionin fiskal të vendit, i cili tashmë është i dobët”. Gregoire tha se së shpejti do të riorganizo­nte qeverinë e tij, gjë që mund të shohë Kryeminist­ren Elisabeth Borne të humbasë punën e saj pas pak më shumë se një muaji në detyrë. Është e paqartë nëse aleanca e gjerë e majtë Nupes e Jean-luc Melenchon mund të qëndrojë e bashkuar dhe çfarë ndikimi do të ketë kontingjen­ti i fortë i ekstremit të djathtë të Marine le Pen. Çështja është nëse Macron do të përpiqet të arrijë një marrëveshj­e koalicioni me konservato­rët Les Republicai­ns (LR) - të cilët tani për tani e kanë refuzuar atë opsion - ose do të hyjë në negociata të vështira me ligjvënësi­t rast pas rasti. Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshj­e me opozitën, ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës përballet me ngërç politik dhe zgjedhje të mundshme të parakohshm­e.

 ?? ?? Presidenti francez, Emmanuel Macron
Presidenti francez, Emmanuel Macron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania