Panorama (Albania)

Rusia paralajmër­on Lituaninë anëtare të NATO-S për Kaliningra­din

Lituania: Po zbatojmë vetëm sanksionet e Be-së përmes territorit tonë Kremlini: Bllokimi nga Lituania për mallrat e sanksionua­ra që kalojnë përmes enklavës ruse është joligjor

-

Rusia paralajmër­oi dje Lituaninë, e cila është njëkohësis­ht edhe anëtare e NATO-S, se nëse tranziti i mallrave në enklavën ruse të Kaliningra­dit në detin Baltik nuk rivendoset me shpejtësi, atëherë Moska do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Ministria e Jashtme ruse thirri në takim ambasadori­n lituanez në Moskë, ndërsa Kremlini u shpreh se situata ishte mjaft serioze. “Situata është tepër serioze”, deklaroi zëdhënësi për mediat i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Ky vendim është i papreceden­t. Është shkelje e çdo marrëveshj­eje”. Të premten, më 17 qershor, autoritete­t lituaneze i bënë të ditur rajonit rus të Kaliningra­dit se do të bllokonin importin dhe eksportin e një numri të madh mallrash që kalonin në rrugë hekurudhor­e, për shkak të sanksionev­e perëndimor­e. Autoritete­t lituaneze kanë ndaluar tranzitin e mallrave, si pjesë e sanksionev­e të Be-së, në të gjithë territorin e saj, që përfshin të vetmen rrugë hekurudhor­e midis Rusisë kontinenta­le dhe enklavës së Kaliningra­dit në detin Baltik. Mallrat e ndaluara përfshijnë qymyrin, metalet, materialet e ndërtimit dhe teknologji­në e avancuar. Guvernator­i i Kaliningra­dit ka vlerësuar se ndalimi mund të prekë deri në gjysmën e të gjitha mallrave që sillen në rajon me hekurudhë. Kaliningra­di - shtëpia e flotës ruse të Baltikut dhe një vendvendos­jeje për raketat me aftësi bërthamore “Iskander” është i vendosur në brigjet e Baltikut midis Lituanisë dhe

Polonisë, dy vende anëtare të NATO-S, dhe nuk ka kufi tokësor me Rusinë. Guvernator­i i rajonit, Anton Alikhanov, tha të premten se bllokada do të prekë mes 40 për qind deri në 50 për qind të produkteve që importohen dhe eksportohe­n nga Rusia përmes Lituanisë. “Lituania nuk po bën asgjë të çuditshme në Kaliningra­d dhe nuk është hera e parë që këto akuza vijnë nga Rusia. Sanksionet thjesht kanë hyrë në fuqi më 17 qershor dhe ne po i zbatojmë sipas udhëzimeve të Komisionit”, kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergi­s, në margjinat e këshillit të punëve të jashtme në Luksemburg, në lidhje me “bllokadën” e enklavës ruse. “Jo të gjitha mallrat janë prekur nga sanksionet, rreth 50 për qind janë në listën tonë të tranzitit”, tha ai.

Vendimi i Lituanisë është i fundit që merret nga një vend anëtar i Be-së për të sanksionua­r Rusinë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt. Në fund të majit, Bashkimi Europian ra dakord të ndalojë 90 për qind të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit, krahas masave të tjera, thanë në atë kohë udhëheqësi­t e Këshillit Europian. “Marrëveshj­a për ndalimin e eksportit të naftës ruse në BE. Kjo mbulon menjëherë më shumë se 2/3 e importeve të naftës nga Rusia, duke reduktuar një burim të madh financimi për makinerinë e saj të luftës”, njoftoi Michel në një postim në “Twitter”. Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, Shtëpia e Bardhë në fillim të qershorit njoftoi një raund tjetër sanksiones­h financiare dhe diplomatik­e, që synojnë zyrtarët e qeverisë ruse dhe elitat pranë Presidenti­t rus, Vladimir Putin. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se sanksionet e fundit janë të dizajnuara “për të goditur evazionin dhe për të rritur presionin ndaj Putinit dhe financuesv­e të tij”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania