Panorama (Albania)

“Bojkoti i samitit, akt antieuropi­an”

-

Ish-ministri Genc Pollo reagoi ashpër pas bisedimeve që zhvilloi dje Kryeminist­ri Edi Rama me homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe Presidenti­n Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb njoftoi se sot do të vendoset nëse do t’i bashkohen samitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Bruksel mes Ballkanit Perëndimor dhe Këshillit të Europës. Sipas Genc Pollos, ky është efekti i parë i dukshëm i ‘Ballkanhap­u’ ku Rama dhe Vuçiç pro-putin, po kërcënojnë me bojkot të këtij samiti. “Efekti i parë i dukshëm i Ballkan Hapu: Rama me me Vuçiçin proputin kërcënojnë me bojkot të samitit BE ku janë të ftuar nga Charles Michel për një takim Ballkani Perëndimor/ Këshilli European. Refuzimi publik i ftesës, akti antieuropi­an e shumë i dëmshëm për Shqipërinë e më gjerë”, tha Pollo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania