Panorama (Albania)

“Rama po favorizon Serbinë”

-

Skandaloze i cilësoi nënkryetar­i i Pd-së, Luçiano Boçi, deklaratat e Kryeminist­rit Edi Rama, i cili u shpreh pesimist për hapjen e negociatav­e, ndërsa paralajmër­oi edhe bojkotin e Shqipërisë në Samitin e Be-së. “Janë festuar gati pesë herë këto hapjet e negociatav­e. Dhe jemi përballë një deklarate skandaloze të Kryeminist­rit tonë. Është një dëmtim i plotë i investimit të shqiptarëv­e me ëndrrën e tyre në raport me Be-në. Deklarata të tilla kanë përgjegjës­i. Duket që Rama bën lojën e dikujt tjetër. Samiti kishte edhe një natyrë simbolike për Ukrainën, dhe, duke qenë në këtë lloj atmosfere, nuk mund të bësh deklarata të tilla, edhe sikur të të jetë bërë padrejtësi e madhe. Më e favorizuar është Serbia, që i rri mirë ky qëndrim. Rama nuk mund ta bënte një deklaratë të tillë. Nuk është rastësore”, tha Boçi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania